Sezoni turistik, Rama: Shifrat e hyrjeve të turistëve të huaj në Shqipëri, jashtë çdo parashikimi

Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i urojë ditë të mbarë ndjekësve të tij në rrjetet sociale me lajmin në lidhje me turistët e huaj në Shqipëri.

Kreu i qeverisë thotë se gjatë këtyre ditëve në portin e Durrësit ka pasur prurje të jashtëzakonshme dhe në këtë sezon turistik po shënohen shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj jashtë çdo parashikimi.

“Dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 8 Gusht kanë hyrë në territorin e vendit tonë 494 mijë qytetarë të huaj.

Për të njëjtën periudhë një vit më parë, numëroheshin mbi 431 mijë turistë të huaj. Ky është edhe numri me i lartë i hyrjeve në javën e parë të gushtit të përllogaritur në 4 vitet e fundit./tvklan.al
https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v3/ys/r/T1oMBrgJQCd.png