Sfida e Berishës për Bashën: Hajde more zotëri këtu, thuaj të gjitha mendimet!

Ish-kryeministri Sali Bersha ka sfiduar kryedemokratin Lulzim Basha që të marrë pjesë në takimet e tij.

I pranishëm në takimin e nëntë me demokratët e Korçës, në kuadër të lëvizjes që ka nisur, Berisha tha se Basha duhet të marrë pjesë në foltore dhe të thotë të gjitha mendimet e tij për demokratët.

“Kryetari përjashton deputetin nga funksionet. Pse? Sepse tha që je shprehur në këtë mënyrë në mbledhje. Ish-kryetari nuk vjen dot këtu. Hajde more zotëri këtu edhe thuaj të gjitha mendimet. Ju garantoj që pjekuria juaj politike është shumë herë më e madhe nga ajo që mendon kryetari. Çfarë duhet të bëjmë ne? Ne duhet të kemi një parti sovrane,”- tha Berisha.