Sfidat e Shqipërisë në EURO 2024: Një sfidë pasdite dhe dy në mbrëmje

INA
INA

03/12/2023

UEFA ka caktuar oraret e sfidave të turneut në Gjermani. Pasi skuadrat u caktuar nga shorti në një radhë të caktuar dhe u vendosën ndeshjet në secilin grup, ekspertët e UEFA-s duke marrë në konsideratë edhe kërkesën e kompanive televizive, ndanë oraret për të gjitha ndeshjet.

Kështu, ndeshja e parë e Shqipërisë, ajo e 15 qershorit ndaj Italisë në Dortmund, do të luhet në orën 21:00 të darkës, me sfidën Spanjë-Kroaci që do të jetë paraprijëse e saj në orën 18:00.

Ndeshja e dytë në grup e Shqipërisë do të luhet më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë dhe është planifikuar të zhvillohet në orën 15:00. Si për çudi, sfida tjetër e grupit mes Spanjës dhe Italisë, për momentin është parashikuar të luhet më shumë se 24 orë më vonë, më 20 qershor në orën 21:00.

Ndërkaq, ndeshjet e fundit në grup, Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali, do të luhen të dyja në orën 21 të datës 24 qershor. Një situatë që mund të favorizojë pak kuqezinjtë që do të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur për duelin e fundit në krahasim me iberikët.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tuchel

A dëshiron Tuchel të kthehet te Chelsea?

arsenal

Arsenali vazhdon me fitore

bayern1

Revolucion total te Bayern Munich, priten plot 8 largime në verë

inzaghi

Inzaghi: Asllani ka qenë perfekt, dua ta komplimentoj publikisht

kristijan asllani

Poston në rrjetet sociale festën e golit, Turam e përgëzon në shqip

Erjona-Jonuzi

Erjona Jonuzi dekorohet nga Komuna e Tetovës për kontributin në sport

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

INFO

NA NDIQ