FOTO/Sfondi i tragjedisë! Dwamena që humbi jetën në fushë kishte probleme me zemrën. Menaxheri i tij tregon: “Ai besonte në Zot, jo në shkencë”…

INA
INA

14/11/2023

“Zemra e tij po dobësohej, si një bombë me sahat, por ai nuk donte të dorëzohej”, tha Philippe Degen, menaxheri i tij

Java e kaluar u shënua nga vdekja tragjike e Raphael Dwamena në ndeshjen e xhiros së 13-të të kampionatit shqiptar mes Egnatia dhe Partizanit. Lojtari ndërkombëtar nga Gana u rrëzua në minutën e 24-të pas një ataku kardiak, ekipi mjekësor tentoi ta ringjallte, por nuk mundi ta shpëtonte.

Nuk kishte asnjë informacion të saktë deri më sot, kur agjenti i Raphael Dwamen tregoi. Ish-ndërkombëtari i Ganës kishte probleme me zemrën gjatë gjithë karrierës së tij, gjë që e pengoi atë të arrinte sukses më të madh. Për këtë arsye pothuajse të gjitha klubet vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të, por ai nuk ka dashur të heqë dorë nga futbolli.

Dy vite më parë, Dwamenës iu implantua një defibrilator, njëlloj si Christian Eriksen, por agjenti Philippe Degen tregon, se as pajisja mjekësore nuk arriti ta ndihmonte.

“Dwamenën e dua si djalin tim… Ishte njeri i mrekullueshëm, e dua shumë. Ai nuk donte të hiqte dorë nga futbolli, kishte shumë opsione. Ai mund të ishte bërë agjent, trajner apo ambasador. Të gjithë e lutëm të ndalonte, e dinim se zemra e tij po dobësohej gjithnjë e më shumë dhe ishte si një bombë me sahat. Çdo person tjetër do të tmerrohej në një gjendje të tillë, por në vend të shkencës, ai besonte te Zoti”- tha Degen.

Gjatë karrierës së tij, Dwamen luajti për Red Bull, Austria Lustenau, Cyrih, Levante, Zaragoza, Weil, Linz, Old Boys dhe Engatia, ndërkohë ai kishte luajtur edhe nëntë ndeshje dhe shënoi dy gola për kombëtaren e Ganës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

hqim memedi

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

mirlind daku

Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar

mourinho

Tifozët e Romës të dashuruar me Mourinhon: “Romanist për jetën”…

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tregon se si ndryshoi gjithë sistemin për ta përmbysur Crystal Palacen

Haaland

Guardiola befason për Haalandin

CHelsea

Endrick ishte afër transferimit tek Chelsea

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

INFO

NA NDIQ