Shkolla fillore komunale “Naim Frashëri” nga Kumanova me sukseset e saj të vazhdueshme së fundi është përfshirë edhe në projektin Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Një grup mësimdhënësisht të kësaj shkolle të udhëhequr nga drejtori Muhamet Zeqiri po qëndrojnë në qytetin Ali Terme në Itali, në kuadër të shkëmbimeve kulturore dhe profesionale të planifikuara nga projekti Erasmus+.
Projekti përfshin vizitë në shkollën fillore “Vittorio Alfieri” në qytetin Ali Terme në Sicilia, ku për 12 ditë do të njihen me programet, kushtet mësimore të kësaj shkolle, duke pasur në fokus bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira në fushën e mësimdhënies. (INA)
https://www.facebook.com/fsdbfdb.sfdb/posts/5133718306667383
https://www.facebook.com/shfknaimfrasheri.kumanove.1/posts/1154974798583775