Shaip Kamberi nga Lugina i shkruan Borellit dhe Lajçakut

INA
INA

23/05/2023

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se i është drejtuar shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, me një shkresë për Luginën e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve atje.

Kamberi deklaroi se marrëveshja e Ohrit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq krijon një standard të ri të trajtimit të barabartë të komuniteteve në rajon.

“Ajo çka ndodhi në Ohër në shikim të parë nuk e ka të përfshirë Luginën e Preshevës, por në parimet bazë fillestare përmenden të drejtat e pakicave. Mendoj që marrëveshja pavarësisht, marrëveshja e dakorduar se akoma nuk e kemi të nënshkruar, pavarësisht që nuk e ka drejtpërdrejtë Luginën e Preshevës po krijon një standard të ri të trajtimit të barabartë të komuniteteve në këtë rajon. Ne jemi munduar që në kuadër të lobimit që e kemi pasur në Uashington të insistojmë edhe në institucionet më të larta të Shteteve të Bashkuara të politikbërjes në Kongres, Senat, në State Department të shtrojmë këtë temë dhe është tash inkurajuese ditëve të fundit ajo që ndodhi në Kongresin Amerikan ku ishte një dëgjim ku përmendet Lugina e Preshevës”, tha ai.

Tutje Kamberi tha se pavarësisht që Kosova ka marrë disa obligime sa i përket komunitetit serb në Kosovë, ai cilësoi se këto obligime nuk duhet të jenë të karakterit ekskluziv sepse siç tha ai, në Ballkan nuk ka vetëm pakicë serbe por ka edhe komunitete të tjera.

“Me 25 të këtij muaji do të kemi një takim të drejtpërdejtë me delegacionin e Senatit dhe Kongresit Amerikan në Beograd ku do të shtohen temat që kanë të bëjnë me ndërtimin e parimeve universale në Ballkanin Perendimor. Është shumë e qartë se Kosova ka marrë obligime sa i përket veriut dhe një lloj të them mekanizmi politik juridik përmes të cilit do ti garantojnë Listës Serbe disa të drejta, por megjithatë nuk duhet lejuar që kjo të jetë e katrakterit ekskluziv, sepse në Ballkan nuk ka vetëm një pakicë serbe ka edhe komunitete tjera që jetojnë”, tha ai.

Teksa deputeti shqiptar theksoi se i është drejtuar edhe ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak me një shkresë sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë, por që sipas tij, nuk ka marrë nonjë përgjigje konkrete.

“Përveç në Senatin dhe Kongresin amerikan unë drejtpërdrejtë iu kam drejtuar me një shkresë edhe zotit Borrell dhe Lajçak i cili është ndërmjetës për dialogun Kosovë – Serbi por siç thotë emërtimi i tij edhe për çështje të tjera të Ballkanit Perendimor. E tash nuk ka ndonjë reagim konkret, ajo që thuhet në letrën kthyse të zotit Borrell dhe Lajçak që kam marrë unë se të drejtat e shqiptarëve janë një shqetësim edhe për Bashkimin Evropian por se duhet të trajtohen në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, shtoi ai./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Gjykata dënon me 62 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

vucic-kurti

Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

vucic un

Vuçiq dhe përfaqësuesi rus ankohen për të mbijetuarat e luftës që Osmani i mori në seancë

vucic okb

VIDEO/Reagimi i Vuçiqit kur Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin

vjosa osmani okb un

Osmani në KS të OKB-së: Elhame Muqolli ishte vetëm 14-vjeçe kur forcat serbe vranë dhe dogjën 53 civilë

vucic un

Vuçiqi vazhdon me ”përalla”, pretendon se shtypja ndaj serbëve në Kosovë është shtuar

Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

vucic vjosa osmani

Nis seanca për Kosovën në OKB, Osmani përball Vuçiqit

INFO

NA NDIQ