Shaip Kamberi: Serbia largon të gjithë shqiptarët nga sistemi i drejtësisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2022

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se në Prokurorinë themelore në Vranjë, që mbulon edhe Bujanocin dhe Preshevën nuk ka asnjë shqiptar dhe kjo vjen pasi hoqën prokuroritë nga komunat e Luginës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dy shqiptarë, njëri nga Bujanoci e tjetri nga Presheva kanë aplikuar në Prokurorinë Themelore në Vranjë, por që në vend të tyre është pranuar një kandidate serbe.

Ai ka thënë se tash nuk ka asnjë shqiptar si hetues dhe ndjekës juridik në tërë Republikën e Serbisë dhe kjo dëshmon që Serbia nuk dëshiron integrimin e shqiptarëve. Kamberi ka thënë se kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

“Lidhur me këtë rast të ri kam njoftuar edhe përfaqësitë diplomatikë ndërkombëtare të akredituara në Beograd, përfshirë edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), që po lehtëson dhe ndërmjetëson komunikimin midis të zgjedhurve nga Lugina e Preshevës dhe zyrtarëve të pushtetit qendror”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

“PASI HOQËN PROKURORITË NGA KOMUNAT E LUGINËS, TASH E LËJNË ATË NË VRANJË PA PROKUROR SHQIPTAR – TASHMË ASNJË SHQIPTAR SI HETUES DHE NDJEKËS JURIDIK NË TËRË SERBINË!

Driton Rexhepi nga Bujanoci dhe Fisnik Islami nga Presheva ishin dy shqiptarët që konkurruan për Prokurorinë themelore në Vranjë, që mbulon edhe Bujanocin dhe Preshevën. Asnjëri nuk u pranuan, ani se plotësonin kushtet. Këshilli prokurorial përzgjodhi një kandidate serbe nga Vranja.

Kjo, pasi para pak muajve u pensionu i vetmi shqiptar që punonte aty si zëvëndës-prokuror. Tash e tutje, nuk do të jetë asnjë prokuror shqiptar në Prokurorinë themelore, që mbulon një rajon me rreth 30% shqiptarë.

Pasi hoqën prokuroritë nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit, tash e lëjnë pa prokuror shqiptar edhe atë në Vranjë. Pra, tashmë nuk ka asnjë shqiptar si hetues dhe ndjekës juridik në tërë Republikën e Serbisë! Kjo është dëshmi e radhës se pushteti serb nuk dëshiron integrimin e shqiptarëve edhe kur ata duan. Aq më pak në drejtësi.

Kjo është edhe në shpërputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, të cilat nënvizojnë se në komunat multietnike, struktura e të punësuarve në organet dhe në institucionet shtetërore duhet t’i përgjigjet strukturës etnike.

Me këtë vendim, Këshilli i lartë prokurorial, veç dy dokumenteve bazike, ka shkelur në mënyrë drastike edhe Rregulloren e punës të Këshillit të lartë prokurorial i cili përcakton obligimin e Këshillit, që në procesin e përzgjedhjeve të kandidatëve për “komunat në të cilat gjuha e pakicave është në përdorim zyrtar, të përzgjedhin kandidatin nga përkatësia etnike më pak e përfaqësuar në prokurori”.

Kjo normë ka për qëllim harmonizimin e strukturës të të punësuarve në prokurori me strukturën etnike në territorin të cilin e mbulon ajo prokurori. Një normë e shkelur në mënyrë drastike.

Lidhur me këtë rast të ri kam njoftuar edhe përfaqësitë diplomatikë ndërkombëtare të akredituara në Beograd, përfshirë edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), që po lehtëson dhe ndërmjetëson komunikimin midis të zgjedhurve nga Lugina e Preshevës dhe zyrtarëve të pushtetit qendror“-shkruan ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

Jakov Milatovic

Podgorica nuk pranon antarësimin në grup në BE

vucic

Vuçiq sfidon BE-në: Kurrë sanksione ndaj Rusisë

kris hill

Uashingtoni “shuplakë” Beogradit

KFOR KS

“Tërmet’ gjeopolitik në Ballkan”, Italia miraton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

perkrenare ilire muze

Arkeologët kroatë e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

INFO

NA NDIQ