Shakira do të paguajë 7.5 milionë euro në rastin ku akuzohen për evazion fiskal

INA
INA

21/11/2023

Ylli i muzikës pop Shakira ka arritur marrëveshje me prokurorët spanjollë për të zgjidhur rastin ku akuzohej për evazion fiskal, raporton “BBC”.

Këngëtarja ka paguar gjobë 7.5 milionë euro, ndërsa prokurorët fillimisht kishin kërkuar dënim me burgim prej tetë vjetëve dhe gjobë prej 23.8 milionë euro nëse shpallet fajtore.

Ajo është përballur me akuza për evazion fiskal prej 14.5 milionë euro gjatë kohës sa jetonte në Barcelonë.

Shakira, që vazhdimisht kishte mohuar akuzat, ka thënë se ka zgjidhur rastin “duke e pasur në mendje interesin e fëmijëve”.

Në një deklaratë të gjatë, Shakira tha se fëmijët e saj “nuk duan ta shohin nënën e tyre duke vuajtur në një betejë të gjatë”.

Ajo më herët kishte refuzuar ofertat e prokurorëve, dhe donte të shkonte në gjykatë. Por, para se të niste seanca ajo arriti marrëveshjen.

Në qendër të akuzave ishte çështja e banimit të Shakiras mes viteve 2012 dhe 2014. Prokurorët pretendojnë se ajo kishte jetuar në Spanjë, por ishte regjistruar se po jetonte diku tjetër.

Në korrik, prokurorët lëshuan një dokument ku thuhej se ajo kishte blerë shtëpi në Barcelonë në vitin 2012, që u bë shtëpi e familjes së saj ku jetoi me ish-futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique.

Avokatët e saj thonë se deri në vitin 2014 shumica e të hyrave të saj vinte nga turnetë ndërkombëtarë dhe se ajo kaloi pjesën më të madhe të kohës jashtë Spanjës.

Shakira në vitin 2015 e deklaroi Spanjën si banim të saj për qëllime tatimore. Ajo ka thënë se pagoi 17.2 milionë euro taksa dhe se nuk ka borxhe.

Në vitin 2019, Pique u gjobit 2.1 milionë euro nga gjykata spanjolle për evazion fiskal mes viteve 2008 dhe 2010.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sara Hoxha Ledri

Puthja në film u bë shkak për ndarjen e Sarës dhe Ledrit? Flet aktori i “Në kuadër të dashurisë

Luizi Kiara

Mikrofoni gati/ Çfarë po palajmëron Luiz Ejlli ? (Video)

eurovizion

Maqedonia e Veriut nuk do të marr pjesë në Eurovision 2024

fifi adisi

Fifi tregon “çelësin” e marrëdhënies korrekte me Adrolën!

Screenshot_2023-12-02-11-25-06-339_com.instagram.android-edit

Luizi: Ja pse nuk bëhet ky vend (foto)

gani buci

Gani Gërmia përplaset sërish me Bucin: Ti je nivel i ulët, je kokrra e dobësirës

monika salihu

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

dua lipa

Pas ndarjes, Dua Lipa kapet ‘mat’ me këngëtarin

Luiz Ejlli

Identifikohen “hakerët” e Instagramit të Luizit

INFO

NA NDIQ