Shakira drejt burgut? Ja çfarë bëri këngëtarja

Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira akuzohet se nuk ka paguar detyrimet ndaj shtetit, duke arritur shumën e 10 milionë euro evazion fiskal.

Partnerja e futbollistit spanjoll akuzohet nga Tatimet për mashtrim mes viteve 2011-2014.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta “La Vanguardia” dhe ka të bëjë me vitet ku këngëtarja jetonte në Spanjë, ku nuk kishte akoma një shtëpi zyrtare.

Sipas inspektorëve të Fisco-s në atë periudhë Shakira kishte qëndruar në Barcelonë më shumë se 183 ditë në vit, ku sipas ligjit ishte detyruar të paguante taksat në vend.

Fitimet e këngëtares, vijnë praktikisht nga koncerte jashtë, por tatimet spanjolle theksojnë se taksat për atë periudhë, Shakira duhet t’i paguajë në Madrid.

Të dhënat e revistës “Forbes”, thonë se mes 2010 dhe 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj muzikorë jashtë.

Tani fjala i kalon Prokurorisë.

Akuza mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë yllit muzikor kolumbian, e cila rrezikon, përveç se një gjobë të kripur, edhe dy vjet burg.

Me 40-vjeçaren amerikano-latine, zgjerohet lista e “Vip”-ave që kanë përfunduar në shënjestër të Tatimeve spanjolle: në të shkuarën kanë qenë Leo Mesi, Kristiano Ronaldo, Hoze Mourinjo. /InfoShqip/