Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

INA
INA

26/02/2024

Kristjan Asllani u aktivizua titullar në duelin e sotëm ndaj Leçes, teksa kontribuoi me asist për golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez, në triumfin 0-4 në kampionat.

Në minutën e 55-të, trajneri Inzagi vendosi ta zëvendësonte shqiptarin për të mos rrezikuar pasi në minutën e 38-të, qe ndëshkuar me karton të verdhë.

Sipas mediave italiane, Kristjan Asllani ka shansin e artë për të nxjerrë në pah klasin e tij, teksa pritet të aktivizohet titullar edhe në 3 ndeshjet e ardhshme të Serisë A, respektivisht ndaj Atalantës, Xhenoas dhe Bolonjës.

Dëmtimi i Çalhanoglusë, i cili pritet të qëndrojë jashtë eddhye për afro 2 javë, i ka hapur rrugën Asllanit i cili është zëvendësuesi i mesfushorit turk në regjinë e mesfushës së Interit.

Në kampin zikaltër shpresojnë që Çalhanoglu të rikuperohet për duelin e kthimit ndaj Atletiko Madridit më 13 mars.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adrion pajaziti

Adrion Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

broja

Gazetari anglez tregon planet e Brojës: Armando synon lart për lëvizjen e radhës

rakitic

Rakitic kujton kohën e tij ‘të errët’ europiane, te Barcelona: “Mund të kishim fituar edhe dy ose tre Champions League”…

sergi roberto

Barcelona shpërblen kapitenin, pas sugjerimit të trajnerit. Gati rinovimi me Sergi Roberto

dashmir beari

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

luis alberto

Luis Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

uefa nations

UEFA përditëson renditjen, Italia dhe Gjermania mund të përfaqësohen me 5 skuadra

roma

Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

INFO

NA NDIQ