Shaqiri: Çfarë keni ndërmend ju shakaxhinjtë e qeverisë?

Agron Shaqiri

Flakë dhe një re gjigande tymi në Tetovë. Njëjtë si ca muaj më parë, por fatmirësisht pa viktima. Për fat, nuk kishte as shpërthime, që të tundeshin xhamat e godinat deri lart në qendër. Digjej një fabrikë, që në magazinat e saj kishte një sasi të madhe të lëndëve lehtësisht të ndezëshme.
Ndërkaq 4 orë nga fillimi i zjarrit, drejtorit i çmendur i Qendrës për Menaxhim me Krizat, tha se duhet te bëhet analizë, për intervenim me helikpoter, e kryeministri dhe ministrat shqiptarë merret me Luftën në Ukraninë. “Fshati digjet, plaka krihet”. Çfarë idiotësie!!!!

Gjithsesi në zgjedhjet e ardhshme ju do të kërkoni dhe do i merrni ca vota. Por jo aq sa ju duhen për të hyrë në pushtet. Ju do merrni aq vota sa u duhen krerëve tuaj të futen në parlament që të sigurojnë imunitet parlamentar për t’u ruajtur nga të papriturat që ju presin tek dera, por nuk do ta keni të lehtë edhe këtë. Kot shpresoni për falje, POPULLI NUK DO T’JU FALË KURRË!!!!!