Shaqiri, deputeti që braktisi Parlamentin dhe iu bashkua UÇK-së sot feston ditëlindjen

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/03/2023

Politikani dhe veprimtari, Hysni Shaqiri sot feston ditëlindjen e 74. Ai njihet për sakrificën dhe përkushtimin ndaj çështjes shqiptare.

Sidomos, mbahet mend kur braktisi të gjitha postet dhe detyrat, për t’iu bashkuar luftës për liri.

Më 27 mars të vitit 2001, deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, Hisni Shaqiri braktisi Kuvendin e Maqedonisë, për tu bërë pjesë e sakrificës së popullit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë të shënuar Shaqiri, braktisi kolltukun e deputetit, sikur Hasan Prishtina që braktisi Kuvendin e Stambollit. Ai veshi uniformën çlirimtare duke pranuar sakrificën bashkë me popullin.

Kjo i dha jehonë edhe më të madhe lëvizjes çlirimtare si dhe ngjalli krenarinë dhe shpresën tek gjithë shqiptarët se kjo kryengritje e armatosur, po merrte trajtimin e duhur sidomos në sytë e ndërkombëtarëve, pas etiketimeve me terme jo të mira, si grup banditësh, apo edhe më keq terrorist, siç preferonte ta etiketonin UÇK-në deri atëherë pala maqedonase.

Deklarata se prej sot, pra më 27 marsh, mund të më gjeni në vijën e parë të frontit në Karadak të Kumanovës dhënë nga deputeti i asaj kohe Hisni Shaqiri, ndikoi edhe në shtimin e radhëve të UÇK-së me vullnetarë të shumtë.

Kjo ndryshoi plotësisht rrjedhën e zhvillimeve qoftë në fushëbeteja, qoftë në betejat politike, sidomos kur e kemi parasysh dështimin në Kalanë e Tetovës qe kishte ndodhur vetëm disa ditë para se deputeti i popullit të lëshonte përkohësisht betejën politike, për të vazhduar atë ushtarake.

Hisni Shaqiri në atë kohë me gjithë mundësinë që të merrte gradën e komandantit, ai u përcaktua të jetë vetëm ushtarë çlirimtarë.

Ndërsa vet Shaqiri më pas do të deklaroj, krahas çështjes madhore kombëtare, në luftë më nxorri derdhja e gjakut të të rinjve shqiptarë më 14 mars në Kalanë e Tetovës dhe zonën e Karadakut, i cili nuk duhej lejuar të shkonte huq.

Fatkeqëisht institucionet shqiptare asnjëherë nuk e kanë parë të arsyeshme ta kujtojnë këtë ditë si një mësim se si politikani duhet të rreshtohet gjithmonë në anën e kombit dhe të rezistencës kombetare.

Hysni Shaqiri sot vazhdon të angazhohet për barazi të plotë juridiko-kushtetuese të shqiptarëve me maqedonasit nëpërmjet federalizimit të Maqedonisë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Untitled-9-750x430

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar

stojance-angellov-701x430

Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

434708859_960516218772071_2068840344088934652_n-800x533-1

Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

ce7181ac-cc2e-4e49-8b1a-a2de89258e52

VLEN hapi shtabin zgjedhor në Zhelinë

ASH Sela Taravari

Taravari reagon pas vendimit të ASH-së së Selës që ti bashkohet “Frontit Evropian”

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Sela i thotë PO koalicionit me Ali Ahmetin, bashkë me ‘Frontin Evropian’

artan grubi

Pasi ASH-ja u rreshtu në “Frontin Europian”, Grubi: Si mbet puna e 20 plusit?!

f6

Fronti Europian rritet edhe me Unionin e Romëve, Ahmeti: Fitore e madhe na pret

deklarata vlen opozita shqiptare

Mësoher bartësi i listës për deputetë të VLEN në njësinë 5 zgjedhore?!

INFO

NA NDIQ