Shaqiri e Xhaka do të shpërblehen me bonuse në çdo sukses që arrin Zvicra në Euro 2024

Picture of INA
INA

07/06/2024

Të shtunën, më 15 qershor, Zvicra nis aventurën e Kampionatit Evropian 2024 kundër Hungarisë. Ashtu sikur në të gjitha kampionatet evropiane e botërore, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin me shokë i presin bonuse të mëdha, gjithmonë nëse skuadra shënon sukses në këtë kompeticion.Por sa saktësisht? Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk dëshiron ta zbulojë këtë, po i mban sekret bonuset për lojtarët. Por ka disa të dhëna.

Federata nuk ka qenë gjithmonë aq sekrete në të kaluarën – pagesat e bonusit për Kupat e Botës 2010 dhe 2014 në Afrikën e Jugut dhe Brazil u bënë publike.14 vite më parë, shoqata paguante 10 mijë franga për pikë të fituar në fazën e grupeve. Do të kishte qenë 50,000 franga për t’u kualifikuar në raundin e 16-të. Por kjo nuk ndodhi sepse zviceranët dështuan në fazën e grupeve, pavarësisht se fitoi kundër kampionëve të botës, Spanjës. Për katër pikët kundër Spanjës dhe Hondurasit, secili lojtar mori të paktën 40,000 franga, raporton gazeta zvicerane “Blick”.

“Si gjithmonë, ne nuk publikojmë shifra të detajuara për bonuset. Sipas praktikës së SFV-së gjatë dy viteve të fundit, shpërblimet për këtë turne janë shumë të lidhura me performancën. Nuk ka më bonus pikësh, ka shpërblime për skuadrën pasi të arrijë në 1/8”, shpjegon federata.

Bonuset e suksesit tashmë janë negociuar nga këshilli i lojtarëve me kapitenin Granit Xhaka dhe pesë bashkëlojtarët e tij Xherdan Shaqiri, Yann Sommer, Manuel Akanji, Remo Freuler dhe Denis Zakaria, si dhe komisioni i bonusit SFV, i kryesuar nga drejtori, Pierluigi Tami.

TË FUNDIT
7 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
19 orë
Real Madridi synon Theo Hernandezin nëse dështon transferimi i Davies
19 orë
Chelsea bën marrëveshje me Aston Villan, merr sulmuesin dhe jep mesfushorin?
19 orë
EURO 2024: Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani
19 orë
Guardiola: Këto janë shtetet favorite në EURO 2024

ME TE LEXUARA

19 orë
Kombëtarja “top”, asnjë kuqezi s’ka lëndime

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë

belingam real madrid

Real Madridi synon Theo Hernandezin nëse dështon transferimi i Davies

CHelsea

Chelsea bën marrëveshje me Aston Villan, merr sulmuesin dhe jep mesfushorin?

euro 2024 gjermani

EURO 2024: Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

Pep Guardiola

Guardiola: Këto janë shtetet favorite në EURO 2024

kombetarja-768x486

Kombëtarja “top”, asnjë kuqezi s’ka lëndime

struga trim lum

Skuadra strugane me përforcim të radhës

kombetarja ivan balliu

Mediet italiane zbulojnë lojtarin më të rëndësishëm te Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia

shqiperia euro 2024

Çka do të ndodhë nëse ekipet përfundojnë me pikë të njëjta në Euro 2024?

INFO

NA NDIQ