Shaqiri: I ndihmojmë studentët për të siguruar subvencionimin e racionit

INA
INA

27/07/2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për racionet e subvencionuara të studentëve, e cila mundëson shfrytëzimin ekskluziv të mjeteve, e cila mundëson që mjetet të përdoren ekskluzivisht për sigurimin e subvencionimit të racioneve të shëndetshme për studentët. Në nënshkrimin e protokollit për zbatimin e masës morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, kryetarja dhe zëvendëskryetarja e Bordit të Drejtorëve të Sparkase Bank, Sanel Kusturica dhe Nina Nedanoska.

“Në vitin e ri akademik, studentët do të marrin mjete financiare në kartelë të dedikuar për pagesë. Kjo është zgjidhja sistematike me të cilën studentët tanë, si dhe kolegët e tyre evropianë marrin mbështetje financiare vetëm për qëllimin për të cilin janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – për t’i ndihmuar ata të sigurojnë subvencionimin e racionit të shëndetshëm”, tha ministri Shaqiri.

Të gjithë studentët që do të fitojnë të drejtën e subvencionimit të racionit të shëndetshëm do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Sparkasse Banka për hapjen e llogarisë të veçantë, lidhur me kartelën e dedikuar për pagesë për subvencionimin e racionit të shëndetshëm, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Sparkase. Studenti nuk do të ketë shpenzime për hapjen e llogarisë, lëshimin dhe mirëmbajtjen e kartelës për pagesë.

Banka Sparkase SHA Shkup ishte zgjedhur në procedurë transparente, me thirrje publike, në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Subvencionimin e racionit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

ZHAKU

Jo bashkëshorti, ja kush është fajtor për vrasjen e Liridonës sipas Zhakut

Liridona ademaj

Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

INFO

NA NDIQ