Shaqiri i përgjigjet “Maksit” të Kumanovës: Mos u merr me deklarata politike, por bëje punën!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i është përgjigjur ankesave të kreu të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski-Maksi për gjendjen në gjimnazin “Sami Frashëri” në këtë qytet.

Shaqiri deklaroi për TV21 për  se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer të gjitha përgjegjësitë duke ndarë  60 milionë denarë për këtë vit dhe 70 milionë për vitin tjetër, por sipas tij,  mosrealizimi është tek Maksim Dimitrievski dhe komuna e Kumanovës që ende nuk ka dërguar plan dhe leje ndërtimi.

“Kemi pasur, vet personalisht, me ekipet tona të përbashkëta, kemi pasur më shumë se 2-3 takime. Mjetet, Qeveria ka një buxhet të veçantë në MASH, për këtë vit janë siguruar rreth 60 milionë, për vitin tjetër janë siguruar rreth 70 milionë, po për të njëjtin gjimnaz. Që ne të organizojmë procedurat, atë fjalë të cilin e kam thënë, mos të merret me deklarata politike dhe edhe një herë po e potencoj, ka pasur afat vetë që e ka dhënë në fillim. Në muajin mars, prill, maj. Është i shqetësuar se kush e organizon, kush i ka siguruar mjetet, kush do i bëjë procedurat. Procedurat sipas ligjit, ashtu si janë për çdo shkollë, siç është bërë shkolla në Reçicë të Vogël, në çdo shkollë të re që ndërtohet. Komunat duhet të dorëzojnë projektet, me leje ndërtimi, që MASH të organizojë procedurat për zgjedhjen e operatorit ekonomik që të bëjë realizimin e asaj shkolle”, deklaroi për  TV21 ministri Shaqiri. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1743

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

risto-penov

Penov: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtueses do të kemi problem edhe në NATO

IMG_1730

Azizi nga Gostivari ‘selam’ ASH-së: Gostivari ka qenë çdoherë opozitar

IMG_1726

Rinia e Gostivarit rreshtohet me Lëvizjen BESA (FOTO)

INFO

NA NDIQ