Ish-minsitri i arsimit tha se e vërteta del gjithmonë në shesh duke reaguar për abetaren që u tha se është unifikuar, përcjell TV21. Shaqiri tha se abetarja është unifikuar në kohën kur ai ishte minister dhe shtoi se, tani po shpërndahet nga pozita aktuale pa e thënë se ku dhe nga kush e kanë marrë.
Për udhëheqësit e VLEN, Shaqiri tha se nuk janë shembull i mirë për këtë fillimvit shkollor, që siç thotë, të rinjtë ndër breza i kemi edukuar dhe këshilluar se duhet ta themi gjithmonë të vërtetën.
“Bilall, Izet, dhe ju tjerët në Vlen,
Nuk jeni shembull i mirë për këtë fillimvit shkollor, sepse nxënësit dhe të rinjtë ndër breza i kemi edukuar dhe këshilluar se duhet ta themi gjithmonë të vërtetën dhe vlerat e tjetërkujt nuk duhet ti përvetësojmë sepse e vërteta gjithmonë del në shesh.
Zv Ministër Lulzim shpresoj që ti sot se ke pas për PR ditor.
Drejtor Skender edhe ju e dini të vërtetën cilët Abetare po shpërndani, mos u bregosni për pozicionin ndoshta e keni afatgjat.