Shaqiri: MASH nesër do të ndajë informacionin me planin për dorëzimin e teksteve nga reforma e re

INA
INA

26/09/2023

Tekstet e klasës së tretë janë kompletuar dhe janë dorëzuar në të gjitha shkollat fillore. Për klasën e gjashtë janë miratuar tekstet për gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe, Shkenca Natyrore, të cilat janë në përpunim grafik-teknik dhe shtyp. Është miratuar edhe libri i Matematikës, por duhet të kalojnë pesë ditë për procedurën e ankesës, njoftoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

I pyetur për dorëzimin e librave në arsimin fillor, veçanërisht për ato që janë përpunuar sipas programeve të reja mësimore (klasa e tretë dhe e gjashtë), për të cilat në fillim të vitit shkollor ai tha se do të jenë gati në javën e parë të shtatorit pra deri në fund të muajit (për klasën e gjashtë), Shaqiri tha se nesër MASH, do të ndajë informacione të sakta me plan për dorëzimin e librave nga reforma e re te të gjitha shkollat, nga klasa e parë deri në të gjashtën.

“Më gëzon fakti se librat për klasën e tretë janë plotësuar dhe janë dorëzuar në të gjitha shkollat fillore. Sa i përket librave për klasën e gjashtë, gjithashtu më gëzon fakti që Komisioni Nacional i ka miratuar librat për gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe, Shkenca Natyrore dhe Matematikë, për të cilën do të duhet të presë edhe pesë ditë për procedurën e ankesës, ndërsa për ato paraprake – të gjitha janë dorëzuar në përpunim grafik-teknik dhe shtyp”, tha Shaqiri në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së konferencës ministrore për cilësinë e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Vazhdon, tha edhe dorëzimi i teksteve në arsimin e mesëm ku pas një periudhe të gjatë prej dhjetë vitesh nuk ka pasur libra.

“Disa botues që kanë të drejta pronësie në veprimtarinë botuese kërkuan shtyrjen e kontratës që kishin deri më 1 shtator, kërkuan edhe 30 ditë të tjera dhe deri në fund të shtatorit në të gjitha shkollat ​​e mesme, sipas kërkesave të tyre, në gjimnaz do të dorëzohen të gjitha librat”, shtoi Shaqiri.

Lidhur me porcionin studentor të subvencionuar, i cili do të aplikohet me fillimin e vitit akademik pra nga java e ardhshme, ministri përkujtoi se vlera ditore është rritur nga 120 në 140 denarë dhe theksoi se MASH nesër do t’i tregojë operatorët ekonomik ku studentët do të mund të shpenzojnë subvencionimin për porcion me kartelën e dedikuar të pagesës të lëshuar nga Shparkase banka.

“Kërkesa e studentëve për rritje nga 120 në 140 denarë u realizua, kërkesa për shpenzim sistematik ditor të atyre mjeteve është zgjidhur me bankën e caktuar e cila ka shfaqur interes për të, ndërsa edhe rrjeti ëshë më i gjerë me operatorët ekonomik ku mund ta realizojnë shumën për porcionin studentor”, tha Shaqiri.

I pyetur nëse shuma për një porcion ditor prej 140 denarë është e mjaftueshme duke pasur parasysh inflacionin, ai u përgjigj se në ligj është definuar se do të bëhen krahasime dhe analiza për rritjen e vlerës gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin e ardhshëm.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

INFO

NA NDIQ