Shaqiri: “Më mirë mos qofsha” se sa të harroj çdo vuajtje dhe padrejtësi ndaj nënave shqiptare! (Foto)

Picture of INA
INA

01/05/2024

shkruan: Rijad Shaqiri

Sot shënon 12 vjet nga arrestimet e rënda dhe të padrejta në rastin “Monstra”, ku një grua e pazëvendësueshme dhe e dashur për vendin tonë fshatin Hotël të Kumanovës, nëna e mikut tim të ngushtë, e ndjera Feride Bilalli, u trajtua me një mizori të paparë.

Si një nënë e përkushtuar dhe një grua e zellshme, Feridja u akuzua padrejtësisht dhe u torturua nën pretekstin e sigurisë si terroriste, duke pësuar një trajtim makabër vetëm për faktin që mbante një mbulesë. Në atë natë të errët, rreth orës dy të mëngjesit, keqtrajtime deri në alivanosje, pasi u përball me akte të pamëshirshme dhune nga ata që ishin të betuar të mbrojnë dhe të shërbejnë.

Si kandidat për deputet, jap fjalën time të nderit që të angazhohem pa kushte për të sjellë para drejtësisë ata që kanë kryer këto krime të tmerrshme. Asnjë përlotje, dhimbje, apo vuajtje e Ferides dhe familjes së saj nuk do të mbetet pa u dëgjuar. Ne duhet dhe do të kërkojmë llogari, për të siguruar që asnjë familje tjetër të mos pësojë njësoj.
Të qoftë i lehtë dheu, nëna Feride. Përkujtimi yt nuk do të shuhet, dhe lufta për drejtësi sapo ka filluar. Unë do të jem këtu për të luftuar krah jush popull i dashur. Ose ndryshe thënë “Më mirë mos qofsha” se sa të harroj çdo vuajtje dhe padrejtësi ndaj nënave shqiptare!

TË FUNDIT
8 orë
Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare
1 ditë
Marrëveshja e Konçulit
3 ditë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
3 ditë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës
3 ditë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

ME TE LEXUARA

8 orë
Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

LEXO MË SHUMË

sunaj-raimi

Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

ramabaja sadri

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

kim-mehmeti

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

kurti vucic rama

Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

adnan azizi

Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

nexhat

Diplomacia e globalizimit

INFO

NA NDIQ