Shaqiri: Më shumë se 90 për qind e teksteve shkollore janë dorëzuar

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/02/2023

Më shumë se 90 për qind e teksteve shkollore janë dorëzuar për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta – klasa në të cilat fëmijët mësojnë sipas planprogrameve të reja sipas Konceptit për arsimin bazë nga viti 2020, tha sot ministri Jeton Shaqiri dhe njoftoi se këto ditë po dorëzohen edhe tekstet e fundit shkollore që mungonin.

Vitin e ardhshëm me planprograme të reja sipas Konceptit, do të mbulohen klasat e treta dhe të gjashta, ndërsa Shaqiri siguron se të gjitha tekstet do të dorëzohen më 1 shtator, përkatësisht do të respektohen afatet. Në fillim të vitit shkollor 2022/2023, për shkak të vonesës së teksteve, nxënësit e këtyre paraleleve morën materiale mësimore për tremujorin e parë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me OSBE-në, Shaqiri informoi se për klasën e parë janë dorëzuar tekstet për të gjitha lëndët dhe për të gjitha gjuhët, përveç lëndës së Shoqërisë, e cila këtë javë është miratuar nga Komisioni Kombëtar për Tekste shkollore.

“Nuk është miratuar për shkak të disa procedurave ligjore, vërejtjeve të komisionit recensues dhe komisioneve të tjera të përfshira në procedurën për miratimin e një teksti shkollor. Për të vazhduar botimin, duhet të kalojë në një proces ankimimi brenda 15 ditëve nga autorët e tjerë nëse nuk janë të kënaqur me vendimin për përzgjedhjen e tekstit shkollor”, tha Shaqiri.

Për klasën e dytë janë shpërndarë të gjitha tekstet, përveç lëndëve Matematikë dhe Shoqëri, të cilat tha ai, sot dhe nesër do të dërgohen në të gjitha shkollat. Për klasën e katërt, siç tha ai, janë dorëzuar të gjitha tekstet, ndërsa për të pestën, përveç gjuhës maqedonase. Për këtë lëndë, sqaroi ministri, në dy shpalljet e Komisionit Kombëtar të Teksteve dhe Shërbimit Pedagogjik nuk është regjistruar asnjë autor dhe është formuar një grup autorësh.

Për vitin e ardhshëm shkollor, sipas Konceptit, duhet të ketë planprograme të reja për klasat e treta dhe të gjashta dhe sipas tyre të përgatiten edhe tekste të reja.

“Për klasën e tretë thirrja për autorë është shpallur në nëntor. Thirrja për klasën e gjashtë nuk është bërë ende pasi jemi në pritje të planprogrameve mësimore. Me dorëzimin e tyre nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, thirrja për autorë të teksteve shkollore do të publikohet menjëherë. Me përfundimin e tretë dhe të gjashtë sipas Konceptit të ri, mendoj se do t’i kemi të gjitha tekstet shkollore në shtator sepse nuk kemi arsyetim për afatet që janë ligjore”, ka shtuar Shaqiri.

Për korrigjimet në tekstet shkollore në përdorim, për të cilat MASH-i ka hapur adresë elektronike për reagime nga publiku dhe raportim gabimesh, është përgjigjur se janë marrë vërejtje për dy tekste – për shkurtesën BDI në tekstin shkollor për lëndën e gjuhës shqipe për klasën e pestë.

Ai tha se është marrë vendim për korrigjim nga Shërbimi Pedagogjik dhe është bërë korrigjim në formën elektronike të tekstit dhe se do të gjendet mënyra që të sigurohet material shtesë për korrigjimin e teksteve në formë të shtypur që janë te nxënësit.

Lidhur me tekstin e lëndës Histori dhe Shoqëri për klasën e pestë, në të cilin janë konstatuar të dhëna të pasakta, ai ka sqaruar se vërejtjet që kanë mbërritur në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës u janë dërguar autorëve, si dhe kanë shpallur thirrje për recensentë, në të cilën askush nuk aplikoi.

Në pyetjen e një gazetari nëse negociatat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri diskutojnë edhe për resorin e arsimit, Shaqiri është përgjigjur se nuk është në ekipin negociator.

TË FUNDIT
32 minuta
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë
34 minuta
Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet
2 orë
I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët
2 orë
Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit
2 orë
Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar

ME TE LEXUARA

1 ditë
Arrestohet arsimtari që rrahu nxënësin në Bogovinë (Video)
7 orë
Shpërthen zjarr në një deponi në Shkup, digjen guma
1 ditë
Aziri dhe Lloga me qëndrime të kundërta / Shaqiri thotë se BDI do të jetë konstruktive për shkak “hipotekave”
5 orë
Lloga: Erdhi dita kur presidentja nuk e njeh shtetin e saj
1 ditë
Berisha apo Basha, e ardhmja e opozitës sot në dorën e gjykatës, shqyrton çështjen në themel
20 orë
Sela: Nuk ka përçarje të Frontit Europian, unë jam zotuar dhe i qëndroj fjalës së dhënë!
34 minuta
Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

LEXO MË SHUMË

IMG_2930

Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

mickoski hristijan

Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

shkolle klase

I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët

Bujar Osmani

Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit

Mickoski

Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

IMG_2927

Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Brenda VLEN-it arrihet kompromisi për resorët, MEPSO i kalon LD-së së Izet Mexhitit

INFO

NA NDIQ