Shaqiri: Mediat do të kenë fokus të veçantë në këtë mandat qeverisës

Tarifa më të ulëta për transmetimet televizive, edukim mediatik dhe mjete për zbulim të shpejtë dhe parandalim të shpërndarjes së lajmeve të rrejshme, siç bëri të ditur Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, janë një pjesë nga fokusi i punës gjatë të gjithë mandatit.

Nga MSHIA shtojnë se puna e tyre do të fokusohet edhe në mediat, ndërsa siç theksojnë, objektivi ynë primar është krijimi i një mjedisi ku mund të operojnë media të lira dhe të pavarura dhe për këtë, siç theksojnë, do të punojmë intensivisht.

Një pjesë e pikave të fokusit të cilat i theksojnë, përveç mjeteve për gazetarët dhe qytetarët, për zbulim të shpejtë dhe parandalim të shpërndarjes së lajmeve të rrejshme dhe edukim mediatik, sidomos tek pjesa më e re e popullsisë, përmes përfshirjes së materialeve të duhura në lëndët mësimore në shkollat fillore dhe të mesme, duke filluar nga viti shkollor 2021-2022, janë edhe mbështetje për krijimin e një laboratori kërkimor mediatik, mbështetje të vazhdueshme financiare dhe jofinanciare për mediat e shtypura dhe televizionet lokale dhe tarifa më të ulëta për transmetimet televizive .