Shaqiri: Në Shkup na pret një luftë edhe më e madhe me AIK-un

Shkëndija e Tetovë kthehet me një barazim të shkëlqyeshëm (1:1) nga Stokholmi, në duel me AIK-un, në kuadër të ndeshjes së parë në rrethin e tretë të Conference League në futboll.

Kryetrajneri i Shkëndijes, Artim Shaqiri, arriti qëllimin që të dalin të mposhtur në Suedi.

“I shkëlqyeshëm në portën e Shkëndijës ka qenë portieri Kostadin Zahov, i cili në disa raste ndali golat për vendasit, kështu që i kënaqur me barazim është shprehur edhe strategu i tetovarëve, Artim Shaqiri”, shkruan mediumi maqedon “Ekipa.mk”.

“E merituam këtë barazim.

Synimi ynë ka qenë fitorja dhe luajtëm edhe me atë letër, por nga ana tjetër e dinim që AIK është një ekip vërtet i fortë. Mendoj se skuadra vendase luajti një lojë të mirë, kështu që kjo na tregon se do të kemi një luftë shumë më të madhe në ndeshjen e dytë nëse duam të vazhdojmë në garën evropiane.

Tani do të kemi shumë më shumë mbështetje nga tribuna në shtëpi, por mendoj se shanset janë 50-50 për të vazhduar në Evropë”, – tha Shaqiri pas ndeshjes në Stokholm.