Shaqiri nuk ka informacione nëse ASH do ta marrë Ministria e Arsimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së, Jeton Shaqri thotë se nuk ka informacione se cilat ministri do i jepen Aleancës për Shqiptarët nëse e njëjta vendos të hyjë në Qeveri, përcjell TV21. I pyetur nëse Ministria e Arsimit do të kalojë te ASH, Shaqiri tha se nuk është pjesë e ekipit të bisedimeve me ASH-në.

“Mendoj se unë nuk jam pjesë e ekipit që zhvillon bisedimet. Ju si mediume me kohë do të informoheni për çdo informatë, pa dallim”, tha mes tjerash Shaqiri.