Sharp prodhon televizorin që kushton më shumë se 11 mijë euro

0

Korporata japoneze, Sharp ka prodhuar televizorin që kushton plot 11 mijë e 199 euro.

E veçanta e këtij televizori janë dimensionet dhe cilësia e ekranit.

Televizori është me madhësi 70 inç, dhe cilësi ekrani prej 8K.

Momentalisht televizori është në shitje vetëm në Kinë e Japoni, para se të arrijë në Amerikë, e më pas në Evropë. /Sovrani/