SHBA, 25 vjeçarja shqiptare humb jetën, ja kush është? (FOTO)

0

Shqiptarja 25 vjeçare Klivja Çaçi, nga fshati Drithas – Libonik – Korçë, e cila prej dy vjetve me një Llotari Green Cards erdhi në SHBA, humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik në shtetin e Michiganit, trasmetoi televizioni i shqiptarve të Amerikës – ALBTVUSA. Në kronikën e saj ALBTVUSA, tha se ngjarja ndodhi pasi makina e saj u përmbys në autostradën 96, në Livonia të Miçiganit. Autoritetet policore thane për gazetarët se ata po hetonin ngjarjen, por të dhënat paraprake tregojnë se Çaçi, në momentin që po përpiqej të dilte nga autostrada për në një rrugë dytësore, ajo humbi kontrollin e makinës, dhe si pasojë u përplas me mbrojtsen e rrugës dhe automjeti nga shpejtësia u rrotullua disa herë. Nga të dhënat e para policia metropolitane, tha se nuk kishte ndonjë indakacion që tregonte se drejtuesja e automjetit kishte konsumuar alkool ose përdorur ndonjë substancë narkotike.
Ndërkohë, miqtë e saj në SHBA kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për kthimin e trupit të pajetë në Shqipëri, ku jetojnë prindërit dhe vëllai i saj. Për të gjithë Shqiptarët që posedojnë Kartën e Kredisë ose Debitit, Uebsajti i njohur ndërkombëtarisht “Go Fund Me”, i cili me shqiptarët e Amerikës, ka hapur këtë lidhje për donacion: https://www.gofundme.com/klivja-caci-funeral , njoftoi se deri tani në dy ditë nga 705 njerëz janë mbledhur 50,018 dollar prej 60,000 që duhen bërë për dergimin e kufomës në Shqipëri.