SHBA, 400 milionë dollarë ndihma shtesë për Ukrainën

INA
INA

26/07/2023

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh, përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore, dronë të vegjël dhe mjete të blinduara, njoftoi Pentagoni të martën.

Armët po sigurohen përmes një ligji që e autorizon presidentin të ofrojë ndihma ushtarake për vendet e huaja në raste emergjente. Ndihma të tilla mund të arrijnë destinacionin pak ditë pas miratimit. Materialet do të vijnë nga inventari i tepërt i Shteteve të Bashkuara.

Njoftimi për ndihmën vjen në një kohë kur trupat ukrainase kanë ndërmarrë një kundërofensivë të ngadaltë kundër agresorit rus.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ndihma ka për qëllim “forcimin e trupave guximtare të Ukrainës në fushën e betejës” për t’i ndihmuar ato që ato të rimarrin territorin sovran të Ukrainës.

“Populli i Ukrainës vazhdon të mbrojë me guxim vendin e tij kundër agresionit rus, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj të pamëshirshme dhe të egra që po vrasin civilët ukrainas dhe po shkatërrojnë infrastrukturën civile”, tha zoti Blinken në një deklaratë.

Paketa e re e ndihmës përfshin një gamë të gjerë municionesh, duke filluar nga raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, sistemet ajrore NASMS, Stinger, municione për sistemet e lëvizshme HIMARS, automjete të blinduara dhe një sërë raketash të tjera.

Për herë të parë Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës dronë survejimi të tipit Black Hornets, dronë të vegjelë nano që përdoren kryesisht për zbulim. Aleatë të tjerë perëndimorë e kanë furnizuar Ukrainën më parë me dronë të tillë.

Që kur Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, SHBA-ja ka ofruar më shumë se 43 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.

Ndërkohë, Ukraina tha se mbrojtja ajrore ka gjurmuar dronë Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët Rusia i përdori për të goditur Kievin gjatë natës, sulmi i gjashtë me dron në kryeqytet këtë muaj.

Gjithashtu të martën, ligjvënësit rusë miratuan një projekt-ligj që zgjat kufirin e moshës për sherbim të detyrueshëm ushtarak nga 27 në 30 vjeç, një veprim që duket se synon të zgjerojë grupin e rekrutëve për luftën në Ukrainë. Masa u miratua menjëherë të martën nga Dhoma e Ulët dhe duhet të marrë miratimin e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus përpara se të nënshkruhet në ligj nga Presidenti Vladimir Putin. /Zeriamerikes

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biden

A po ndryshon qëndrim SHBA për luftën në Gaza? Biden ‘mesazh’ të fortë Izraelit

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Raportohet për helmimin e gruas së udhëheqësit të inteligjencës së Ukrainës

lavrov

Lavrov: Do të vij në Shkup për takimin e OSBE-së, nëse Bullgaria hap hapësirën ajrore

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Lufta në Ukrainë do të marr fund, zbulon një burim i CIA-s

anijet-det

Cisterna izraelite rrëmbehet në brigjet e Jemenit

wagner rusi

Një mobilizim i dytë? Rusia ka problem me ushtarët në Ukrainë

gomat

Gjermania vendosi: Ndalohen gomat M+S

zelenski

Zelensky kërkon rizgjedhjen, por a mund të votojë Ukraina?

gaza

Pas më shumë se 7 javësh, mbërrijnë kamionët e parë me ndihma në veri të Gazës

INFO

NA NDIQ