SHBA: Aksioni policor në veri, i pakoordinuar dhe përshkallëzon tensionet

Picture of INA
INA

21/05/2024

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se është i zhgënjyer që Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksion në zyrat financiare në veri të Kosovës më 20 maj.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH-i shtoi se aksioni nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe përshkallëzon tensionet.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj – duke përfshirë ato të minoritetit serb – të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat”.

Sipas Departamentit të Shtetit, ky veprim minon perceptimet për mirëbesimin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Policia e Kosovës, që bashkëngjiti fotografi të parave të konfiskuara, tha se u gjeti “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë serbë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë”.

Policia e Kosovës tha se aksioni në veri të Kosovës u krye pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, sikurse njësia e inteligjencës financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës. Në aksion mori pjesë edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Aksionin policor në veri, zyrtarë të lartë në Serbi e dënuan ashpër, duke e cilësuar “të paligjshëm”. Nga Beogradi pati thirrje drejtuar komunitetit ndërkombëtar që të ndalë veprimet nga Kosova, që sipas tyre, po “kërcënojnë mbijetesën” e serbëve në Kosovë.

DASH theksoi se Qeveria amerikane ka bërë thirrje vazhdimisht për koordinim mes “dy qeverive tona” për ta mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike./rel

TË FUNDIT
24 minuta
Presidentja Osmani takoi homologen Davkova
50 minuta
VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje
2 orë
Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim
5 orë
Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla
5 orë
Në Shkup po mbahet Takimi Ministror i PBEJL-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar
2 orë
Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim
24 orë
Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër
50 minuta
VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje
23 orë
Shtrenjtohet buka
24 minuta
Presidentja Osmani takoi homologen Davkova
19 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1718289433212

Presidentja Osmani takoi homologen Davkova

IMG_2957

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

begaj gashi

Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

takim ministror

Në Shkup po mbahet Takimi Ministror i PBEJL-së

biden macron

SHBA dhe Franca, thirrje qeverisë së re në Shkup të respektojë obligimet ndërkombëtare

Afrim Gashi

Gashi takon sot Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

shota made in albania

Rama ndan pamjet nga “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

INFO

NA NDIQ