SHBA, “Cikloni bombë” me erëra të forta shkakton 6 viktima

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 4 mijë fluturime janë pezulluar për shkak të një stuhie masive që goditi bregun lindor në SHBA, me dëborë të dendur dhe erëra të forta, raporton Abc

Stuhia, e cilësuar si “cikloni bombë”, ndodhi natën e së mërkurës dhe u shkaktua pas një një rënieje të ndjeshme dhe të shpejtë të presionit atmosferik në një periudhë të shkurtër kohore.

Zyrtarët e shtetit thanë se tre prej viktimave u regjistruan në Karolinën e Veriut, ndërsa i katërti në Karolinën e Jugut.

Mes viktimave ishin dy burra, makina e të cilëve dolia nga rruga.

Ndërkohë rreth 4020  linja ajrore amerikane janë anuluar. Shumica e fluturimeve të anuluara ishin në Nju Xhersi, Boston dhe Nju Jork.