SHBA e konsideron Dodikun si kërcënim për sigurinë

Picture of ina-online
ina-online

16/05/2024

SHBA-të e konsiderojnë liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik si kërcënim për stabilitetin dhe janë të gatshëm të reagojnë ndaj çdo kërcënimi për mbijetesën e Bosnje e Hercegovinës si shtet, deklaroi ambasadori amerikan në Sarajevë, Majkël Marfi.

Në intervistën për televizionin N1, pjesë të së cilës u publikuan në faqen e internetit gjatë ditës, Marfi e vlerësoi retorikën e Dodikut si të “tmerrshme” në deklaratat e tij, sidomos kërcënimet për shkëputjen e Republika Sërpska nga shteti i Bosnj e Hercegovinës, ku bën pjesë edhe ky entitet.

Marfi kujtoi deklaratat e Dodikut se “nuk dëshiron të thithë të njëjtin ajër me boshnjakët”, duke theksuar se kjo duhet të shqetësojë të gjithë, përfshirë komunitetin ndërkombëtar.

Vlerësimet e inteligjencës së qeverisë amerikane, tha Marfi, prandaj theksojnë se sa kërcënim është Dodiku për Bosnje e Hercegovinën dhe të ardhmen e saj, kjo është arsyeja pse që nga viti 2017, ai ka qenë cak i sanksioneve që e ndalojnë atë të udhëtojë në SHBA dhe në të njëjtën kohë i është ngrirë edhe pasuria.

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kemi përdorur sanksione për t’i mbajtur individët përgjegjës për atë sjellje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi qenë të qartë dhe mbetet politika jonë që nuk do të përmbahemi kur bëhet fjalë për Dodikun dhe çdo politikan që e shtyn vendin drejt konfliktit. Kjo nuk është në interesin e SHBA-së dhe ne nuk do ta lejojmë të ndodhë”, tha ambasadori amerikan.

“SHBA-ja mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multi-etnik të BeH-së”.

Ai shpjegoi se kjo do të thotë se SHBA-ja nuk do të vëzhgojë me qetësi mundësinë e një konflikti të ri që të shpërthejë në tokën e BeH-së dhe për këtë arsye mbështet fuqishëm vazhdimin e misionit ushtarak të Bashkimit Evropian (EUFOR), por edhe vendosmërinë e NATO-s për të mos lejuar asnjë vakum sigurie në këtë vend.

TË FUNDIT
1 orë
Borrell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit, më pas përmendi Ballkanin
2 orë
Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
3 orë
Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat
3 orë
Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë
14 orë
Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kjo është përbërja e mundshme e Qeverisë së re, TV 24 nxjerrë emra
14 orë
Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!
1 ditë
Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje
3 orë
Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë
23 orë
Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat
3 orë
Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat
23 orë
Ahmeti porosi Mickoskit: Nuk na dridhet qerpiku sepse jemi në të drejtë

LEXO MË SHUMË

Borell

Borrell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit, më pas përmendi Ballkanin

llogo 25 vjetori kosove

Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

dejvid daviv gir geer

Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

gjykata administrative

Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë

albin kurti prishtine

Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

pasaporta-gjermane

Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

INFO

NA NDIQ