SHBA i reagon përsëri Millorad Dodikut: Deklaratat e tij rrezik jo vetëm për Bosnjën, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor

INA
INA

07/11/2023

Ambasada e SHBA-së në Sarajevë kanë lëshuar një reagim përmes të cilit thonë se deklarimet dhe kërcënimet e Millorad Dodik për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina janë kundër Marrëveshjes së Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për Bosnje e Hercegovinën por për të gjithë rajonin.Pikërisht për qëndrime të tilla, Ambasada e SHBA-së thekson se Millorad Dodik është sanksionuar nga Washingtoni zyrtar.

“Retorika separatiste e Milorad Dodik dhe kërcënimet për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina janë kundër Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës, por për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat si kjo, si dhe veprimet e tij kundër Dejtonit dhe përpjekjet për të minuar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës janë pikërisht arsyeja pse zoti Dodik është nën sanksionet e SHBA-së”, thuhet në reagim.

Tutje theksohet se Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinë nuk lejon ndarjen e një entiteti apo njësie shtetërore dhe se iluzionet e Dodikut janë devijim i rrezikshëm nga e ardhmja paqësore.”Sipas Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës nuk ka të drejtë që një ent apo ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet. Iluzionet e zotit Dodik janë një devijim i rrezikshëm nga e ardhmja paqësore, demokratike dhe e begatë që qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, përfshirë ata që jetojnë në Republika Srpska, duan dhe meritojnë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, përfundon reagimi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

Naim Murseli Liridon

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

nxenesit idrizove shkolla

Ministri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e Idrizovës

James O’Brien Xhejms O Brajan

O’Brien: Struktura politike marrin para nga disa vende për të qenë kundër BE-së

Zekiri muhamed

Ja edhe sa muaj burg i kanë mbetur Zekirit që u dënua me 2 vite e gjysëm

Muhamed Zekiri

Muhamed Zeqiri dënohet me 2 vjet e gjysmë burg

vetur-makin-brenda-shofer

FOTO/ Shtetasi suedez mori ‘rent a car’ Porsche dhe BMW në vlerë të 200 mijë € në aeroport dhe zhduket

Lavrov Shkup

Lavrov nervozohet me gazetarët në Shkup, ja skandali që bën?

muhamed zekiri

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e Muhamed Zekirit

INFO

NA NDIQ