SHBA-ja dhe BE-ja, përgënjeshtrojnë Snezhanën e LSDM-së, për vetingun në Shqipëri!

0

Nga Alpin OLLOGU
Mbrëmë, në një emision televiziv, Snezhana Kaleska Vançeva, deputetja e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, në vazhdën e përpjekjeve të partisë së saj, për të zvarritur reformën e vërtëtë të drejtësisë, dhe për të zëvendësuar këtë reformë me mekanizma jo-efikas, deklaroi se: “Përvoja me vetingun në Shqipëri, por gjithashtu në konsultimet me Komisionin Evropian dhe Komisionin e Venecias, tregoi se nuk rekomandohet veting mbi parimin e asaj që u bë në Shqipëri”.
Çuditërisht kjo deklaratë e saj, shpërndahet në shumë media të vendit. Jehonë për një shpifje klasike, për një nga proceset me të bujshme të vetingut në drejtësi në Ballkanin Perëndimor.

Ёshtë për të ardhur keq se si nga partia e cila dështoi me reformën e drejtësisë në gjithë qeverisjen e kaluar, vazhdojnë me avazin e vjetër me atakimin e vetingun të suksesshëm në Shqipëri. Sigurisht, ky sulm ndaj këtij procesi, bëhet i kordinuar dhe me qellim për tju shmangur një vetingu të tillë në vendin tonë. Nje veting i cili politikës do ti këpuste lidhjet me gjyqësorin, dhe si të tillë do ta linte zbuluar dhe të pambrojtur para drejtësisë së paanshme, e pakompromistë.

Nuk dihet nga ku i marrin informacionet, konluzat e tyre imagjinare, disa nga të zgjedhurit e popullit, si ne rastin konkret, të deklarimeve të Snezhanës dhe të ngjashmëve me të. Jo më shumë se para tre ditëve, Bashkimi Evropian, nëpërmjet Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në takimin që kishte me antarët e vetingut në Shqipëri, ju deklaron atyre mbështetje dhe i përgëzon për procesin duke thënë: “Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. EU mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë”.

Ndërkohë shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruis Kavalera, e cila shoqëronte Komisionerin e Zgjerimit të BE-se, në një reagim në “Twinter”, poashtu ju drejtohet me mbështjetje dhe përgëzime antarëve të vetingut. “Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vetingut me Komisionerin Oliver Varhelyi. Vetingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që Reforma në Drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shkruan Calavera.

Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2020, thuhet: “Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, duke vazhduar të prodhojë rezultate të prekshme, si dhe duke përmbushur kështu kushtin për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Nën kujdesin e Komisionit Europian, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vazhduar ta mbikëqyrë procesin. Deri tani janë përpunuar më shumë se 286 dosje, duke çuar në 62% shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajustifikuara apo dorëheqje. Gjatë periudhës së izolimit nga COVID-19, institucionet e vetingut kanë vazhduar të kryejnë një numër aktivitetesh të rëndësishme hetimore në distancë. Institucionet e vetingut rifilluan dëgjimet publike në qershor 2020”.

Ambasada Amerikane në Tiranë, përgënjshtron edhe më shumë Snezhana Kaleska Vançeven, e cila padyshim inspirohet nga vija e mendimit të partisë. Ambasada Amerikane nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, deklaroi gjatë këtyre ditëve se: “Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin,”.

Bazuar nga si më lartë, gjendje të këtilla të deputetëve të Zaevit, i shndërrojnë në qesharak. Nuk ka mundësi të frikësohesh dhe të jesh skeptik nga një proces i cili në shtetin fqinj ka sukses dhe vlerësohet me notat më të larta nga aleatët e mëdhej strategjik të vendit. Aq më tepër, ta marrësh atë si shembull negativ. Ose ose deputet e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, në gjumin e tyre, marrin pjesë në ëndrrat e kryetarit të opozitës së shtetit Shqiptar, Lulzim Basha, kur ai flen në orarin e punës.

Madje është e turpshme që këtyrë deputetëve tju lihet hapësirë në emisonet televizive, pa i përgënjeshtruar nga vetë udhëheqësit e emisioneve, të cilët nga etika dhe profesionalizmi i gazetarisë, e kanë obligim të informohen dhe të reagojnë për të pavërtetat e thëna, në rastin konkret, për përbaltjen e procesit të vetingut në Shqipëri.