SHBA-ja do njohje të shpejtë reciproke mes Kosovës e Serbisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/03/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan arritje të shpejtë të “njohjes reciproke” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu së paku tha Ned Price, zëdhënësi i deritashëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, kur u pyet se kur pret që të arrihet njohja reciproke Kosovë-Serbi.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që “propozimi i BE-së – marrëveshja në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të rezultojë eventualisht në “njohje reciproke”. “Ne besojmë se normalizimi i raporteve duhet të ketë në qendër njohjen eventuale reciproke. Ky është proces i drejtuar nga BE-ja. SHBA-ja e ka përkrahur në çdo mënyrë të mundshme. Jemi prezentë në këto bisedime përmes Gabriel Escobarit, i cili ka qenë i angazhuar aktivisht me palët dhe do të vazhdojë të bëjë çfarë të mundemi për ta mbështetur këtë proces”, tha Price.

Në këtë konferencë për media, që mund të jetë e fundit për të si zëdhënës i DASH-it, ai u pyet se a ka SHBA-ja ndonjë afat përfundimtar se kur mund të arrihet njohja reciproke.

“Natyrisht se ne duam që këto tensione të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të mbështesim këtë dialog të BE-së, do të ndërmarrim çdo hap që mundemi si partner i Kosovës, i Serbisë dhe i BE-së, për të mbështetur përshpejtimin në çdo mënyrë të mundshme të përmirësimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk mund një kornizë kohore për këtë”.

“Natyrisht se duam t’i shohim këto çështje të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur”, potencoi Ned Price.

Ai tha se SHBA-ja ka mirëpritur takimin e fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fund të shkurtit, teksa shtoi se Administrata Biden mbështet “fuqishëm normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”. Ky takim, tha ai, ishte hap i mirë përpara, “por punë e vështirë mbetet”.

Price tha se marrëveshja për aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas këtij propozimi të BE-së.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, tha Price.

“Përmes dialogut, Serbia dhe Kosova besojmë se duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Progresi më pas do të hapë derën për integrimin evropian të të dy vendeve”, tha zëdhënësi i DASH-it, Ned Price./KlanKosova

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram begaj

Presidenti Begaj përshëndet miratimin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

KESHILLI

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës

IMG_1166

Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër

IMG_1164

Deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Evropë

bakojanis

Bakoyannis: Kosova është demokraci funksionale, shtetet kundërshtare për anëtarësimin e saj në KiE të qëndrojnë anash

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Rrëzohen propozimet që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

IMG_1160

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Nis seanca në Strasburg ku do të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

kris hill

“Të ngulet në hu”, kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Beograd

INFO

NA NDIQ