SHBA-ja e shqetësuar me zhvillimet në Kashmir

0

Shtetet e Bashkuara janë duke përcjellur nga afër zhvillimet në Kashmir pasi India e revokoi autonominë e rajonit me shumicë myslimane.

Veprimi i Nju Dehlit ngjalli frikën për një dhunë të re në pjesën e rajonit të administruar nga India.

“Jemi të shqetësuar dhe kërkojmë respekt për të drejtat individuale si dhe bëjmë thirrje për diskutime me komunitetet e prekura nga kjo masë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Ortagus u bëri thirrje “të gjitha palëve të ruajnë paqen dhe stabilitetin përgjatë vijës së kontrollit” që shërben si një kufi – de fakto – midis Indisë dhe Pakistanit në Kashmir.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i kërkoi Indisë dhe Pakistanit të tregojnë përmbajtje.(Rel)