SHBA-ja i fut në listë të zezë 10 persona nga Ballkani

ina-online
ina-online

16/11/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë futur në listë të zezë 10 individë, duke shpallur rundin e radhës së sanksioneve ekonomike në Ballkan.

Në ueb-faqen zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia,  përcjell Koha.net.

Maqedonia e Veriut

Sergey Samsonenko është edhe shtetas i Rusisë dhe i Maqedonisë së Veriut, si dhe biznesmen i pasur. Mes 2017-s e 2018-s, Samsonenko dhe bashkëshortja e tij, Irinia Samsonenko, blenë tokë në mënyrë të paligjshme dhe dyshohen për përfshirje në korrupsion direkt në Ballkanin Perëndimor. Pasuria e tyre konsiderohet miliardëshe.

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor është thellësisht i ndërthurur me korrupsionin dhe retorikën politike ekstremiste, që kërcënojnë sundimin e ligjit, stabilitetin dhe sovranitetin e rajonit.

Mali i Zi

Miograd Daka Davidoviq – ka shpëlarë para për dekada për sindikata kriminale, duke forcuar ndikimin e tij në bizneset e krimit në cigare, vaj dhe armatime të kontrabanduara në Mal të Zi. Aktivitetet korruptive mundësonin përpjekjet ruse për të kompromentuar pavarësinë e institucioneve demokratike dhe të gjyqësorit, duke përfshirë përpjekjet për të ndikuar në rezultat e zgjedhjeve.

Ai gjithashtu është i përfshirë në skandalin që çoi në arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm të Sigurisë të Qeveirsë së Maqedonisë së Veriut. Dyshohet edhe për takime me ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Branislav Brano Miçunoviq– Ka qenë figurë udhëheqëse e krimit të organizuar në Mal të Zi për dekada, që daton nga epoka e ish-Jugosllavisë. Ai është i njohur për ndërmarrjen e tij të paligjshme të kontrabandës së cigareve që korruptoi dhe minoi pavarësinë e institucioneve demokratike të Malit të Zi.

Bosnja dhe Hercegovina

Sipas SHBA-së, Savo Cvijetinoviq është anëtar i bordit ekzekutiv të partisë së presidentit Milorad Dodik, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur. Ai gjithashtu është përfaqësues i kompanisë BN Inzinjering, që në krye ka një ish-shef të forcave ajrore ruse. Kjo kompani ka lehtësuar transferimin e paligjshëm të motorëve të helikopterëve të prodhuar në Ukrainë në Rusi nëpërmjet Bosnjës

Petar Gjokiq është aktualisht ministër i Industrisë, Energjisë dhe Minierave. Në 2017-n, Djokiqi pati nënshkruar një marrëveshje me ministrin kroat të Energjisë dhe Mbrojtjes së Ambientiit, për të ndërtuar një tubacion nga Kroacia në rafinerinë Bosanski Brod, që është në pronësi të një kompanie ruse.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet kërcënim për zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit. Sanksionimi i Djokiqit është sinjal i qartë se SHBA-ja nuk toleron sjelljen anti-Dejton.

Djokiqi përflitet si bashkëpunëtor ose i përfshirë direkt në pengimin e çdo marrëveshjeje të sigurisë, paqes e bashkëpunimit ose njohjes reciproke në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dushko Peroviq është në krye të Zyrës së përfaqësimit të Republikës Serbe në Moskë. Ai ka qenë pjesë përbërëse e organizimit të ndërveprimeve mes presidentit Milorad Dodik dhe partisë së tij, SNSD. Peroviq ka lobuar vazhdimisht për takime mes Dodikut dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Peroviq ka shërbyer gjithashtu si ndërmjetës për Republikën Serbe të udhëhequr nga Dodikut.

Serbi

Si pasojë e kësaj, SHBA-ja ka sanksionuar edhe Misha Vaçiqin, kryetarin e Partisë së Djathtë në Serbi. Në 2022-n, ai shërbeu edhe si vëzhgues në referendumin e rremë të Rusisë për aneksimin e supozuar të rajoneve të okupuara nga Rusia në Ukrainë. Vaçiq pretendonte se ishte vëzhgues ndërkombëtar e me ftesë të presidentit Vladimir Putin, kishte përkrahur aneksimin e supozuar të këtyre rajoneve nga Rusia.

Ai po akuzohet nga SHBA-ja si bashkëpunëtor.

Nenad Popoviq Ai ka shërbyer në Serbi si ministër në periudhën 2017-2022 dhe ishte themelues i Partisë së Popullit.

Popoviq numëron kompani dhe biznese në Serbi dhe Rusi, ndërsa nga viti 1990 kishte përdorur bizneset e tij për t’u lidhur me liderët e Kremlinit. Lidhjet e tij me Kremlinin zyrtar vazhdojnë edhe sot./Koha.net

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-haracine

Incident në Kumanovë, një person i plagosur me armë zjarri

Ageler

Ambasadorja Ageler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

Edward-Joseph Zhoze

​Edward Joseph: Daçiq në Shkup shkeli Marrëveshjen e Ohrit, ShBA e BE të jenë të vëmendshme

angjushev koco

Koço Angjushev futet në listën e zezë të SHBA-ve

mirush-kabashi

“Jam shqiptar, kosovar”, recitimi madhështor i Mirush Kabashit kur Kosova po përjetonte luftën (VIDEO)

policia-bullgar

MPB-ja Bullgare : Nuk kemi të dhëna se Palevski ndodhet në Bullgari

Aksident_Gjermani-780x470

Aksident i rëndë në Gjermani! Autobusi i shkollës përplaset me borëpastruesen, një nxënës i vdekur, disa të plagosur

vanja

Peticion për të rikthyer dënimin me vdekje

Albin Kurti

Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt dhe 14 vjeçares në Shkup

INFO

NA NDIQ