SHBA kërkon mbështetjen e OKB-së për marrëveshjen e propozuar për armëpushimin në Gazë

Picture of INA
INA

04/06/2024

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se dëshirojnë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që mbështet propozimin e paraqitur nga presidenti Joe Biden për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës.

Alsat
Menu
Switch skin
SHBA kërkon mbështetjen e OKB-së për marrëveshjen e propozuar për armëpushimin në Gazë
SHBA kërkon mbështetjen e OKB-së për marrëveshjen e propozuar për armëpushimin në Gazë
A104.06.2024 321 3 minutes read

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se dëshirojnë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që mbështet propozimin e paraqitur nga presidenti Joe Biden për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës.

– Advertisements –

Shtetet e Bashkuara shpërndanë për vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit një tekst paraprak, me të cilin u njoh agjencia e lajmeve Reuters. Për miratimin e rezolutës duhen të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Kina apo Rusia.

Propozimi amerikan i bën thirrje Hamasit të pranojë marrëveshjen “plotësisht dhe të zbatojë parashikimet e saj pa vonesa dhe pa kushtëzime” të mëtejshme. Teksti gjithashtu “thekson rëndësinë e përmbajtjes ndaj këtyre kushteve të palëve pasi të jetë rënë dakord për marrëveshjen, me objektivin e arritjes së një pushimi të përhershëm të luftimeve”.

Ndërkaq më herët të hënën, ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e katër pengjeve të tjera të rrëmbyera nga Hamasi, përfshirë të tre të moshuarve, që shiheshin në një video të grupit militant teksa luteshin për lirimin e tyre.

Tre të moshuarit u identifikuan si Amiram Cooper, Yoram Metzger dhe Haim Peri, të gjithë mbi 80 vjeç.

Pengu i katërt i konfirmuar i vdekur u identifikua si Nadav Popplewell.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Daniel Hagari, katër pengjet vdiqën bashkë në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, ndërkohë që Izraeli po kryente operacione në atë zonë.

Shkaku i vdekjes së tyre ende nuk është bërë i ditur.

Izraeli beson se nga 130 pengjet që mbahen nga Hamasi, 85 janë ende të gjallë.

Ky njoftim vjen ndërkohë që Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se ende nuk ka marrë përgjigje nga Hamasi për propozimin për armëpushim që i është dorëzuar këtij grupi militant të enjten.

Sipas zëdhënësit Matthew Miller, Izraeli ka rënë plotësisht dakord me propozimin. Një këshilltar i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e konfirmoi të dielën se Izraeli ka pranuar kornizën e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Gazë, që tani po nxitet nga Presidenti amerikan Joe Biden, ndonëse ai e përshkroi atë të mangët dhe tha se kërkon ende shumë punë.

Sipas mediave izraelite, gjatë një takimi me një komision parlamentar, zoti Netanyahu ka thënë se nuk ka hequr dorë nga qëllimi për ta shkatërruar Hamasin. Sipas mediave vendase, ai u ka thënë partnerëve të tij në koalicionin qeverisës të krahut të skajshëm se propozimi për armëpushim do ta përmbushte atë qëllim, në të kundërtën Izraeli do t’i kthehej luftës.

Kryeministri Netanyahu është përballur me reagim të ashpër nga nacionalistët e vijës së ashpër në koalicionin e tij, të cilët kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë e tij nëse ai bie dakord t’i japë fund luftës në Gazë pa eliminimin e Hamasit.

Javën e kaluar, Presidenti Biden bëri një deklaratë për atë që e quajti ofertë izraelite, që përfshin një “armëpushim të qëndrueshëm” dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza nëse Hamasi i liron të gjitha pengjet e rrëmbyera. Kornizat e marrëveshjes së zbuluar nga administrata e Presidentit Biden nuk përfshijnë referenca të drejtpërdrejta për heqjen e Hamasit nga qeverisja e Gazës e as eliminimin e saj. Por gjatë fjalimit të së premtes, zoti Biden tha se ofensiva tetëmuajshe e Izraelit ka dobësuar militantët deri në atë pikë që ua pamundëson atyre kryerjen e një sulmi të përmasave të 7 tetorit.

Zoti Netanyahu i tha Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje të parlamentit izraelit të hënën se ka “mangësi” të caktuara në deklaratën e zotit Biden. “Biden ka folur për kornizën, por jo për të gjitha detajet,” deklaroi ai gjatë seancës me dyer të mbyllura, sipas mediave izraelite. Ai tha se në planin e zotit Biden, ka masa për t’u siguruar se të gjitha palët po i përmbahen marrëveshjes para se të kalojë tek faza tjetër e zbatimit.

“Rezervojmë të drejtën t’i rikthehemi luftës,” i tha zoti Netanyahu komisionit, sipas raporteve të mediave.

Në një prononcim me video, zoti Netanyahu tha se në përpjekje për t’i kthyer pengjet, “u jemi përmbajtur objektivave të luftës, i pari prej të cilave është shkatërrimi i Hamasit.”

“Bëhet fjalë vetëm për një pjesë të propozimit,” deklaroi ai.

Teksti i propozimit për armëpushim nuk është bërë ende publik.

Ndërkohë, pesë shtetet kryesore arabe thanë se mbështesin përpjekjet për të negociuar një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit që do të çonte në lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, si dhe futjen e ndihmës së shtuar humanitare në Rripin e Gazës.

Ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët mbajtën një takim virtual të hënën, thanë se po “e konsiderojnë seriozisht dhe pozitivisht” propozimin e Presidentit Biden. Marrëveshja ofron mundësinë e përfundimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit, kthimin e pengjeve që mbahen nga grupi militant, stabilizimin e kufirit verior me Libanin dhe mundësinë e avancimit të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

TË FUNDIT
2 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
14 orë
Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja
2 ditë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
2 ditë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
5 ditë
Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

ME TE LEXUARA

2 ditë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
14 orë
Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja
2 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

spanja

Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

haxh-meke

Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

Borell

REL: Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

korona-virusi

​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë

haxh-meke

Temperatura ekstreme 50 gradë C, mbi 550 pelegrinë ndërrojnë jetë në Mekë

raketa-berthamore

Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO, vendet e tjera dhe Rusia?

INFO

NA NDIQ