SHBA kërkon proces transparent për ligjin e amnistisë në Maqedoninë e Veriut

Picture of INA
INA

05/10/2023

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, i bëri thirrje të mërkurën Maqedonisë së Veriut për një proces transparent dhe të ligjshëm në miratimin e ligjit për amnistinë, duke thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se cila është nevoja për një ligj të tillë. Qeveria maqedonase e dërgoi të martën në Parlament projektligjin për amnistinë, i cili ka nxitur polemika të shumta edhe mes vetë koalicionit qeveritar.

“Më e rëndësishmja për SHBA-në dhe ambasadën është që procesi të jetë transparent, ligjor dhe qytetarët të dinë se pse po miratohet një ligj i tillë”, tha Ageler të mërkurën.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndjekin nga afër procesin, duke shtuar se ai duhet të jetë “i qartë dhe i kuptueshëm”. “Ky nuk është ligji i parë i amnistisë dhe sigurisht nuk do të jetë as i fundit”, tha ajo.

Legjislacioni parasheh lirimin nga burgu të personave të dënuar me deri gjashtë muaj burgim, ndërsa të dënuarit me mbi gjashtë muaj burgim, do të përfitojnë ulje të dënimit prej 30 për qind.

Amnistia nuk do të vlejë për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit për vrasje, përdhunim, keqpërdorime zgjedhore, për personat e dënuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, për veprimtari kundër shtetit, për shpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe për të dënuarit për dhunë në familje dhe mbi baza gjinore.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thënë se projektligji nuk duhet të miratohet “sepse nuk do të ketë efekte në shpopullimin e burgjeve”, siç pretendon Ministria e Drejtësisë e cila e ka përgatitur draftin.

Për më tepër, polemika ka nxitur edhe mundësia se ky legjislacion, nëse hyn në fuqi, t’i amnistojë edhe të dënuarit që ndihmuan autorët e vrasjes së pesë të rinjve maqedonas në vitin 2012, në rastin e njohur si “Monstra”.

Megjithatë, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski është zotuar se partia e tij, LSDM, do të kërkojë ndryshime në legjislacion për të pamundësuar faljen e personave të përfshirë në këtë vepër. Projektligji kundërshtohet edhe nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, të cilët e vlerësojnë si të motivuar politikisht, por edhe si “hapje të dyerve të burgjeve për kriminelët”./REL

TË FUNDIT
4 orë
Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
4 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës
6 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
7 orë
Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat
7 orë
Shtrenjtohet buka

ME TE LEXUARA

9 orë
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë
16 orë
Për 9.5 milionë euro, Lidl e ka blerë objektin e Mr.Bricolage nga “Skopski Pazar”
13 orë
Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm
9 orë
Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër
16 orë
Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet
12 orë
Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella
7 orë
Shtrenjtohet buka
16 orë
Gashi takon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Florian Qehajën

LEXO MË SHUMË

bdi ali ahmeti kuvend

Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

FB_IMG_1718221732728

Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

kombetarja

Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë

Mickoski

Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat

buka

Shtrenjtohet buka

IMG_2933

Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër

IMG_2930

Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

mickoski hristijan

Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

shkolle klase

I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët

INFO

NA NDIQ