“SHBA kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i besojë Rusisë”

0

Rusia nuk do të jetë kurrë mik me Amerikën dhe Uashingtoni kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i besojë Moskës, në asnjë rrethanë, tha Nikki Haley. Ish-përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, megjithatë, shtoi se, pavarësisht kësaj, Amerika gjithmonë do të mbrojë komunikim të hapur me Rusinë. “Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet tona, ne e dimë atë, ne e shohim atë, ashtu siç e shohin vendet e tjera,” tha ajo. Haley vuri në dukje gjithashtu se “Rusia ka fituar forcë bazuar në kaosin që krijon në vendet e tjera”. Ajo gjithashtu iu referua nismës për të shkarkuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke thënë se Senati ka gjëra shumë më të rëndësishme për të bërë sesa përfshirja në lojëra politike.