SHBA, largohet zëvendës drejtori i FBI, McCabe

0

Zëvendës Drejtori i FBI-së, Andrew McCabe, po largohet nga posti në prag të daljes në pension, që ishte planifikuar për në pranverë.

Zoti McCabe ka qenë objekt kritikash të shpeshta nga Presidenti Donald Trump.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga dy persona që kishin dijeni për vendimin dhe folën në kushte anonimiteti.

Nuk është e qartë nëse largimi i tij i parakohshëm nga posti është bërë për arsye personale apo si pasojë e kritikave.