SHBA, plan i ri për dëbim “më të lehtë” të emigrantëve: prapakthehu pa shkuar në gjykatë

0

Qeveria amerikane po zbaton një plan të ri të dëbimit të emigrantëve, një proces që i largon ata nga vendi pa i dërguar fare në gjykatë. Sipas rregullave të reja, emigrantët të cilët nuk kanë qëndruar në SHBA për më shumë se dy vite më parë do të dëbohen pa asnjë mundësi nga tokat amerikane.

Deri tani, dëbimet mund të apeloheshin dhe vendqëndrimet e tyre do të vazhdonin të ishin në kampet kufitare.

Grupet e të drejtave të njeriut bënë me dije se ky rregull i ri mund të ndikoj në mijëra emigrantë, shumë prej tyre gra dhe fëmijët. Lidhja e Lirive Civile Amerikane tha se do ta sfidonte në gjykatë këtë politikë e cila edhe zyrtarisht pritet të publikohet sot (të martën).

Politika e emigracionit në SHBA ka ardhur në rishqyrtim gjatë muajve të fundit – në veçanti sa u përket kushtet në qendrat e paraburgimit të vendit në kufirin jugor me Meksikën.

Analistët thonë se Presidenti Trump po planifikon të bëjë “kontrollin e ashpër” si një element kyç të fushatës së tij të rizgjedhjes në vitin 2020.