Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave speciale për të mbrojtur ambasadën amerikane në Kiev.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes John Kirby tha:
“Ne po shqyrtojmë kushtet e sigurisë të zyrës diplomatike në Ukrainë, por asnjë vendim nuk është marrë.”
Wall Street Journal zbuloi se zyrtarë ushtarakë dhe diplomatë amerikanë po shqyrtojnë dërgimin e forcave mbrojtëse në ambasadën amerikane që u rihap para disa ditësh.