SHBA/Pronari shqiptar vë 1.000 dollarë shpërblim për gjelin e vjedhur

Një shqiptar, pronari i një restoranti në Wisconsin, në SHBA, kërkon statujën e gjelit që i kanë grabitur, para oborrit të restorantit. Statuja gjigante e gjelit u grabit javën e kaluar.

Pas kërkimëve të pasuksesshme nga policia, pronari i restorantit, Artan Shabani, vendosi të ofrojë shpërblim prej1.000 dollarësh dhe një vakt falas, për këdo që gjen statujën e gjelit. Pronari thotë, për Fox News, se ai zbuloi se gjeli ishte vjedhur kur një nga klientët e tij e pyeti nëse ai e kishte hequr statujën. “Shkova te dera dhe pashë që nuk ishte më.” theksoi ai.

Gjeli ishte i lartë 3.6 metra dhe i gjerë 1.2 metra dhe ishte vendosur në tokë me trarë çeliku. Sidoqoftë, nëse hajduti synon ta shesë gjelin për para, Shabani thotë se është i gatshmë ta blejë statujën për 1.000 dollarë. “Ishte me të vërtetë një pikë referimi për komunitetin,” shprehet pronari i restorantit. “Njerëzit, mbërrinin deri këtu për të bërë fotografi me gjelin,” tha ai, duke shtuar se nëse nuk e gjente do të blinte një tjetër.

“Nuk e di sa do të pres.Por, unë do të kërkoj një të ri. Duhet ta bëj, sepse siç thashë, statuja është një pikë referimi.”