SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

INA
INA

23/02/2024

Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hënës ndërsa synonte uljen të enjten, duke i rikthyer Shtetet e Bashkuara në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga ecja e famshme mbi të e astronautëve të misionit Apollo të NASA-s.Kompania Intutitive Machines bëhet kështu biznesi i parë privat që realizon me sukses një ulje në Hënë, një arritje kjo e realizuar nga vetëm pesë shtete. Një tjetër kompani rivale nuk arriti të bënte ulje në Hënë muajin e kaluar.

Anija hapësinore Odysseus iu afrua Hënës të mërkurën, gjashtë ditë pasi u nis me një raketë nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Anija arriti të futej në orbitën e Hënës për të filluar përgatitjet për uljen në sipërfaqe.

Kontrollorët monitoronin fluturimin në një distancë prej gati 400 mijë kilometrash, nga një qendër komandimi të kompanisë në Hjuston.

Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë paisje eksperimentale të NASA-s, e cila i pati paguar kompanisë 118 milionë dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për të komercializuar udhëtimet drejt Hënës, ndërsa është planifikuar edhe rikthimi atje i astronautëve, pak vite më vonë.

Operacioni i kompanisë Intuitive Machines është përpjekja më e fundit në një seri përpjekjesh nga shtete dhe kompani private. Japonia arriti një ulje në Hënë muajin e kaluar, duke iu bashkuar kështu uljeve të suksesshme nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga prania në sipërfaqen e Hënës në vitin 1972, pasi programi Apollo i NASA-s dërgoi 12 astronautë në sipërfaqen e Hënës. Një kompani nga Pitsburgu, Astrobotic Technology, bëri një përpjekje muajin e kaluar, por pësoi një rrjedhje karburanti që e detyroi anijen t’i drejtohej sërish atmosferës së Tokës ku edhe u dogj.

Zona e uljes së përzgjedhur nga kompania Intuitive Machines është pranë polit jugor të Hënës, e rrethuar nga kodra dhe kraterë që mund të përmbajnë ujë të ngrirë.

Anija furnizohet me energji diellore dhe u projektua që ta vazhdojë aktivitetin për rreth një javë pas uljes.

Krahas eksperimenteve teknologjike dhe të navigimit të NASA-s, kompania Intuitive Machines u pagua edhe nga entitete të tjera, si p.sh. nga kompania e veshjeve Columbia Sportswear për të dërguar në Hënë materialin e saj më të ri për veshjet izoluese; nga skulptori Jeff Koons për të dërguar atje 125 mini-statuja; si dhe nga Universiteti Embry-Riddle i Aeronautikës për disa kamera që do të regjistronin momentet e uljes mbi sipërfaqe./VOA

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

intel

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë “të frymëzuar nga truri i njeriut”

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

facebook-meta

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

perdoruesit-e-telegram-mund-te-terheqin-cdo-mesazh-te-derguar-e-madje-biseda-te-plota_5c9920008d185

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings”

nasa-toka-bota-zjarre

Bën kaq nxehtë, sa Toka rrotullohet më ngadalë

bill

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

nasa

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

apple-iphone-15-pro-3

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

bota-rrezik globi toka

Parashikimet e Nikola Teslës që janë realizuar deri tani

INFO

NA NDIQ