SHBA sanksione një kompanie nga Maqedonia e Veriut për rrezikim të sigurisë dhe spiunazh

ina-online
ina-online

06/03/2024

Departamenti Amerikan i Thesarit ka përfshirë në “Listën e zezë” të sanksioneve dy individë dhe pesë subjekte të lidhura me konsorciumin “Intelexa”, duke përfshirë kompaninë “Cytrox AD” me bazë në Maqedoninë e Veriut.

Ata ngarkohen për rolin e tyre në zhvillimin, funksionimin dhe shpërndarjen e teknologjisë komerciale të spiunimit “spyware” që po përdorej për të targetuar amerikanët, duke përfshirë zyrtarë të qeverisë amerikane, gazetarë dhe ekspertë të politikave, përcjell INA.

Vitin e kaluar, SHBA-ja e futi kompaninë maqedonase “Cytrox” në “listën e zezë” dhe i ndaloi kompanitë amerikane të punojnë me të, sepse ajo përbënte kërcënim për “sigurinë kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të SHBA”.

“Përhapja dhe abuzimi i softuerit spiun komercial paraqet rreziqe në rritje të sigurisë për Shtetet e Bashkuara. Aktorët e huaj kanë keqpërdorur një spyware të tillë për të mundësuar abuzime të të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Cytrox AD” është një kompani brenda konsorciumit “Intellexa” dhe vepron si zhvillues i programit të spiunimit “Predator”.

“Cytrox Inc” u shtua në listën e entiteteve të Departamentit të Tregtisë më 18 korrik 2023, për trafikim të shfrytëzimeve kibernetike, të cilat përdoren për të fituar akses në sistemet e informacionit, duke kërcënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në mbarë botën. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ