SHBA sanksionon zyrtarët dhe kompanitë të lidhur me luftën në Ukrainë

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/02/2023

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër zyrtarëve dhe bizneseve të lidhura me agresionin rus në Ukrainë.

Sanksionet e së mërkurës kanë vënë në objektiv një tregtar armësh, djalin e tij dhe një grup kompanish në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme lidhur me përpjekjet për të furnizuar me armë Moskën në luftën e saj gati njëvjeçare.

Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër tregtarit rus të armëve Igor Zimenkov, djalit të tij Jonatan-it dhe kompanive të lidhura me “rrjetin Zimenkov” në Singapor, Qipro, Bullgari dhe Izrael, mes disa vendeve të tjera.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur palë të treta, për anashkalimin e sanksioneve amerikane, tregojnë se sanksionet e kanë bërë shumë më të vështirë dhe më të kushtueshme për industrinë ushtarake ruse që të furnizojnë makinerinë ushtarake të Putinit”, tha Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo.

Departamenti i Thesarit vuri sanksione ndaj 22 individëve dhe organizatave, për të cilët tha se ishtin të lidhura me rrjetin për menjanimin e sanksioneve me qëllim mbështetjen e makinerisë ushtarake ruse.

Departamenti i Thesarit tha se gjatë vitit të kaluar u vunë sanksione ndaj më shumë se 100 individëve dhe subjekteve të angazhuara në aktivitete për menjanimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe kontrollit të eksporteve ndaj Rusisë.

Masa bllokon çdo llogari që posedojnë subjektet në Shtetet e Bashkuara dhe i ndalon ato të bëjnë biznes me amerikanë apo në Shtetet e Bashkuara.

“Vënia në shënjestër e ndërmjetësve është një prej hapave të shumtë që Departamenti i Thesarit dhe partnerët e koalicionit kanë ndërmarrë dhe vazhdojnë të marrin, për të shtrenguar zbatimin e sanksioneve kundër sektorit të mbrojtjes ruse”, tha zoti Adeyemo.

Më shumë armë rrisin tensionet, thotë Rusia

Rusia tha të mërkurën se furnizimi i Ukrainës me armë me rreze të gjatë veprimi nuk do të frenojnë forcat ruse, por do të rrisë tensionet dhe do të përshkallëzojnë konfliktin.

Komentet nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, erdhën mes njoftimeve se Shtetet e Bashkuara po përgatisin një raund të ri ndihmash për Ukrainën që do të përfshinte raketa me rreze më të gjatë veprimi për të ndihmuar forcat ukrainase përballë agresionit rus.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se, sipas dy zyrtarëve amerikanë me dijeni për këtë çështje, një armë e quajtur bomba me diametër të vogël e lëshuar nga toka me një rreze veprimi prej 150 kilometrash ishte pjesë e paketës që pritet të njoftohet këtë javë.

Gjithashtu pjesë e paketës pritet të jenë antitank “Javelin”, sisteme kundër dronëve dhe artilerisë, automjete të blinduara, pajisje komunikimi dhe pajisje mjekësore të mjaftueshme për mbarëvajtjen e tre spitaleve në terren.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelenskyy, shkroi të mërkurën në rrjetin Twitter se çdo fazë e luftës kërkon armë të caktuara. Ai tha se tashmë ka një koalicion partnerësh që po ndihmojnë Ukrainën me tanke dhe trajnimin për përdorimin e tyre dhe se ka “bisedime për raketa me rreze më të gjatë veprimi dhe furnizimin me avionë luftarakë”./VOA

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË