SHBA-të e anashkalojnë Kosovën, hera e parë pas luftës

0

Për herë të parë, shteti i Kosovës është duke u anashkaluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke treguar edhe një herë se marrëdhëniet midis dy vendeve tashmë janë dëmtuar.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka dhënë sinjale që tashmë janë të qarta ndaj Kosovës dhe politikanëve kosovarë. Ai sot ka ftuar në një takim pune Presidentin serb Aleksandar Vucic në Nju Jork për ti treguar se Kosova është një pengesë për bllokimin e dialogut.

Ky takim do të jetë një nga takimet më të rëndësishme që Vucic ka pasur ndonjëherë me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Ai do të flasë për çështjen e Kosovës dhe marrëveshjen që do të arrihet mes dy vendeve, shkruan gazeta “Metro”.

Tani SHBA po theksojnë në vendimet e saj se problemi i ngecjes së dialogut dhe mos arritjes së një marrëveshje midis dy vendeve qëndron në Prishtinë, e jo në Beograd.

Jo vetëm Pompeo, por edhe dora e djathtë e Presidentit Donald Trump, siç njihet në Amerikë, John Bolton kishte anuluar vizitën e tij në Kosovë me 10 gusht të këtij viti, kështu duke treguar se situata me Kosovën ka dalur nga binarët. (INA)