SHBA thërret ambasadorin rus pas incidentit me dronin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Mars, 2023

Një dron zbulues amerikan u rrëzua mbi Detin e Zi pasi u përplas me një avion luftarak rus. SHBA thërret ambasadorin rus pas incidentit me dronin.

Dy avionë luftarakë rusë të tipit Su-27 e sulmuan dronin e tipit MQ-9 Reaper që po fluturonte mbi ujëra ndërkombëtare në një mënyrë “të rrezikshme dhe joprofesionale”, tha Shtabi Rajonal i Evropës i Forcave Amerikane në Shtutgart (EUCOM). Sipas EUCOM-it njëri prej avionëve luftarakë kishte prekur helikën e dronit zbulues, i cili më pas u rrëzua.

Mungesë kompetence dhe profesionalizimi

Moska tha se droni amerikan kishte bërë një manovër dhe u rrëzua pasi qe përplasur me avionët rusë pranë Krimesë, por këmbënguli që avionët luftarakë rusë nuk kishin qëlluar me armë ose kishin goditur dronin. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë si pjesë e forcave të mbrojtjes ajrore kishin marrë si detyrë që të identifikonin “ndërhyrësin” mbi Detin e Zi.

EUCOM-i deklaroi se “ky incident tregon mungesë kompetence dhe është përveç kësaj i rrezikshëm dhe joprofesional”. Sipas Pentagonit incidenti ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme edhe tek aeroplanët rusë, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë të saj ishin “kthyer të sigurt në aeroportin e tyre”.

SHBA reagon

Pas kësaj ngjarjeje SHBA thirri në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorin rus, tha Ned Price, zëdhënësi i kësaj ministrie. SHBA e quajtën ngjarjen si “shkelje të pacipë të ligjit ndërkombëtar”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, u tha gazetarëve se “ne nuk kemi nevojë t’i njoftojmë dhe të akordohemi me rusët përpara se të fluturojmë në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Nuk ka asnjë kërkesë për ta bërë këtë dhe as nuk e bëjmë”. Incidenti i së martës shënon herën e parë që prej kulmit të Luftës së Ftohtë që një avion-dron amerikan u rrëzua pasi u godit nga një avion luftarak rus.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic-696x521

Vuçiq: S’do lejojmë therjen e serbëve, kemi dislokuar forca aty ku është e nevojshme

barnatore

Ilaçet shtrenjtë e më shtrenjtë

B2E8FADF-5181-47C5-A154-4EA01A10C76F

Certifikata të reja, me gabimet e vjetra

fejzi-hajdari

Feta Alimi, është pikë në mozaikun e padrejtësive ndaj shqiptarëve nga gjyqësori i kriminalizuar

ageler-angela

Ageler: Të ndërmerren veprime urgjente për diversifikimin e burimeve energjetike

3DE32663-E446-43A4-BF93-3A959DB728F5

Agim Islami: Urime lirinë Feta, të shpresojmë për drejtësi në rastin “Alfa”

56AD7825-E0FC-4FF9-98EA-34973E67F371

Durmishi: Filloi faza e parë e asfaltimit të bulevardit “Bllagoja Toska”

DFBA2A8B-53FE-4AE9-92B5-13AEF5893C7D

I dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR’it në veri me origjinë shqiptaro-boshnjake, dikur quhej Sulejman

42F3F0C8-2AE6-4594-B790-D07A4C4DE038

Sela: Feta Alimit ia kam borxh jetën!

INFO

NA NDIQ