SHBA thirrje Shkupit dhe Sofjes për de-përshkallëzim të retorikës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31 Janar, 2023

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se SHBA vazhdon të mbështesë integrimin e plotë euroatlantik të vendit.

“Ne i bëjmë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të de-përshkallëzojnë retorikën e tyre dhe të zgjidhin shpejt këto mosmarrëveshje dypalëshe,” i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komentoi vendimin e Bullgarisë për tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi, përcjell INA.

Bullgaria tërhoqi ambasadorin e saj javën e kaluar pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër, me pretendimin se ekziston një “situatë serioze për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani më pas tha se tërheqja e ambasadorit bullgar ishte një veprim i pabazuar, i paargumentuar dhe joparimor. Por, MPJ bëri të ditur dje se ambasadori bullgar Angelov i është kthyer detyrës në Shkup. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fejza-750x417

I riu nga Sllupçani e bën shqiponjën në mes të Zveçanit!

zeqirija ibrahimi

Ibrahimi: Taravari e quajti “psikopat” e Ziadin Sela i tha “vrasës”- sot janë bashkë me Ali Ahmetin

Albin-Kurti-3

Kurti: Grafitet serbe mbi mjetet e NATO-s janë kujtim i errët, dënoj sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve

rama-1-750x430-1

Rama për zhvillimet në veri: Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve

arben-taravari-albin-kurti

Arben Taravari reagon për tensionet në veriun e Kosovës

bekteshi

Bekteshi: Izet Mexhiti nuk i kryen detyrat e nënkryetarit

kurti-kasami-tetove

Selmani: Kasami i vetmi lider shqiptar në Maqedoni që reagoi për situatën në veriun e Kosovës

Grubi korridori 8

Grubi jep lajmin: Këtë javë nisin punimet për Korridorin 8

izet mexhiti

Mexhiti sërish flet për ftesën e Kasamit dhe zërat për koalicionin BDI-ASH

INFO

NA NDIQ