SHBA – Trump përmend mundësinë e një lufte të shkurtër kundër Iranit

0

Donald Trump përmendi sot mundësinë e një lufte të shkurtër kundër Teheranit që nuk do të zgjasë shumë, duke e kapur në befasi homologun e tij iranian, i cili dukjes se po përpiqej të zbuste situatën.
Presidenti amerikan garantoi se nuk shpreson tek një konflikt i tillë, por deklaratat e tij tingëllojnë si një paralajmërim i ri ndaj Iranit.
“Ne jemi në një pozicion shumë të fortë dhe kjo nuk do të zgjasë shumë, ju garantoj për këtë. Dhe nuk po flas për trupa në terren”, deklaroi Trump në kanalin “Fox Business Network”.