Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Ashish Yha theksoi se administrata ka vendosur që vaksinat për udhëtarët e huaj dhe punonjësit federalë të mos jenë të nevojshme.
Presidenti amerikan Joe Biden anuloi sot rregulloren për vaksinimin e detyrueshëm kundër koronavirusit për vizitorët e huaj.
Në të njëjtën kohë, skadoi edhe rregullorja që kërkonte që punonjësit federalë dhe kontraktorët të vaksinohen.
Vendimet e Biden do të hyjnë në fuqi më 12 maj, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi një plan për të hequr të fundit nga kufizimet emergjente të shëndetit publik që u prezantuan për herë të parë në vitin 2020 dhe penguan shumicën e popullsisë së botës të hynte në Shtetet e Bashkuara.