SHBA- Washington/ Haxhi Dauti ; Çmimin e mirënjohjes “Kujdestar i Lirisë”

Nga Beqir SINA

Si çdo pjesëtar i diasporës, si një emigrant që ndeshet me vëshirësi pa fund në vendin ku shkon, me integrimin e vështirë, me vendet e punës së dorës së dytë, pasi zyrat nuk i rezervon asnjeri për ta, me rrethin shoqëror që të imponohet varësisht nga vendi i punës, që shpesh mund të jetë jo ai i vendit pritës, por i komunitetit të emigrantëve të vendeve të tjera, edhe Haxhi Dauti, nga Struga, emigruar nga regjimi i egër sllavo – komunist, u përball me të gjitha.

Por ai gjeti përpjekjet, e bashkëatdhetarëve të tij, për të ruajtur identitetin kombëtar, gjuhën dhe traditat, përpjekjet për të mos humbur lidhjet me vendlindjen, dhe atdheun tonë, që janë gjithashtu për tu vlerësuar, pasi nuk kanë qenë të lehta as edhe një herë.

Si emigrant në vendin kampion në botë i lirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan – Albanian American Council, Haxhi Dauti, u lidhë qysh në fillim, me udhëheqës të shquar të diasporës shqiptare, përfshirë lobistin e madh të çështjes shqiptare – ish kongresistin Joe Dioguardi – kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Për më shumë se katër dekada në SHBA, dhe tre dekada si themelues dhe udhëheqës organizatës lobiste Këshillit Shqiptar Amerikan – Albanian American Council, ai bashkëpunojë më mirë komunitetin shqiptar, si atë të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Mal i Zi, dhe të gjitha trojeve shqiptare.

Duke, u lidhur me udhëheqësit e diasporës, organizatat e shoqatat e komunitetit shqiptar në SHBA, veprimtar e bashkëatdhetarët të tij, ai bashkëpunoi më nga afër me angazhimet dhe sakrificat, në jetën e përditshme, të shqiptarve, brengat dhe përpjekjet e tyre për liri e pavarësi, të Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, me rrëzimin e komunizmit, dhe duke u përpjekur për më shumë liri e të drejta të njeriut në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan.

Haxhi Dauti gjatë gjithë veprimtarisë së tij, 45 vjeçare në emigrim, duke qenë gjithmonë për çështjen kombëtare, dha një kontribut të madh në çdo kohë, duke marrë shumë mirënjohje, dhe çmime, nga Shqipëria, Presidenti Ilir Meta, Kosova, qeveria e saj,Maqedonia – Struga vendlindja e tij, nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit, por në këtë fillim viti, ai është nderuar me Certifikatë e Njohjes – Çmimi “Kujdestar i Lirisë”, dhënë prej Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit me motivacionin :

“Një vlerësim të thellë për zemërgjerësinë tuaj të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, që nga Nëntori 2019, në mbrojtjen e lirisë, dhe përkushtimin e fuqishëm kundër Socializmit, Komunizmit dhe Kolektivizmit.”

Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, thekson në këtë çmim se “mbështetja juaj na sjell më afër ditës, që mbarë njerëzimi do të jetoj në një botë të përcaktuar nga liria individuale, jo nga tirania komuniste”

Çmimi i mirënjohjes “Kujdestar i Lirisë”, shkruhet në certifikat është lëshuar në emrin e Lirisë, që përkon në vitin e 30 vjetorit të rënies së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

Përkatësisht këtë ditë të 1 Janarit, 2021, nga Edwin Feulner (Kryetar, Bordi i Drejtorëve) Marion Smith President & CEO.

Certifikata orgjinale :

Certifikata e Njohjes –

Çmimi i mirënjohjes “Kujdestar i Lirisë” për : Haxhi Dauti

“Një vlerësim të thellë për zemërgjerësinë tuaj të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, që nga Nëntori 2019, në mbrojtjen e lirisë, dhe përkushtimin e fuqishëm kundër Socializmit, Komunizmit dhe Kolektivizmit”.

Mbështetja juaj na sjell më afër ditës, që mbarë njerëzimi do të jetoj në një botë të përcaktuar nga liria individuale, jo nga tirania komuniste.

Çmimi i mirënjohjes “Kujdestar i Lirisë” është lëshuar në emrin e Lirisë, që përkon në vitin e 30 vjetorit të rënies së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

Këtë Ditë të 1 Janarit, 2021

Edwin Feulner (Kryetar, Bordi i Drejtorëve) Marion Smith President & CEO