SHBA: Zgjedhjet e përgjithshme speciale, katër shqiptarë fitojnë duke bërë histori

ina-online
ina-online

08/11/2023

Beqir Sina nga Nju Jorku për INA

Katër shqiptarë, tre gra dhe një burrë fitojnë në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju Jork dhe Nju Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Anerikës.

Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në  Zgjedhjet e përgjithshme në Nju Jork dhe Nju Xhersi, të mbajtura dje më 7 nëntor 2023.

Ka qenë Ish- Anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara.

Image

Kandidatët shqiptarë

FOTO GALERI

Violeta Berisha nga Puka prej sot do të jetë gruaja parë në 129 vjetët të mini-bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, qytetit të 15 mijë banorve, me një buxhet vjetor 22 miljon dollarë, kryebashkiake.

Edit Shkreli edhe kjo nga Partia Demokratike fitojë zgjedhjet dhe u bë gjyqtare në, Gjykatën Civile të Nju Jorkut, Qarkut të 1-rë të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx

Image

Violeta Berisha

FOTO GALERI

Të martën më 7 nëntor 2023, në Zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunale të Bronx konkuruan dy kandidate

Carol Malcolm dhe Edit Shkreli.

Vedat Gashi i cili Ishte një ligjvënës i Westchester County, mbasi i përfundojë mandati konkurojë për një mandat të dytë dhe fitojë atë mbrëmë me 56.9 përqind kundrejt 43 përqind të republikanit Daniel J. Branda.

Westchester County Legislature District 4

Candidate Total Votes

Vedat Gashi (D) (D)*

4,675

56.9%

Daniel J. Branda (R)

3,539

43%

Një ligjëvënse lokale në këto zgjedhje në të njëjtën konte Westchester, por zonë tjetër elektorale- nga Partia Demokratike të Shtetit të Nju Jorkut për Distriktin  9të, ishte shqiptaro amerikania Emiljana Ulaj

E cila erdhi me familjen e saj pasi u larguan nga Shqipëria në vitin 1997 në mes të një lufte civile.

Emiljana Ulaj nga Partia Demokrate mori  1,552, 65.2%, kundrejt Laurie Abbate-Ryan (R) e cila mori 827,

34.8%

Westchester County Legislature District 9

Candidate

Total Votes

% Votes

Emiljana Ulaj (D, WF) (D)

1,552

65.2%

Laurie Abbate-Ryan (R)) (R)

827

34.8%

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ageler

Ambasadorja Ageler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

Screenshot_2023-12-05-16-58-38-812_com.facebook.katana-edit

Shqiptarja Eurona Jakupi, dje refugjate, sot policja më e re në Gjermani!

Edward-Joseph Zhoze

​Edward Joseph: Daçiq në Shkup shkeli Marrëveshjen e Ohrit, ShBA e BE të jenë të vëmendshme

angjushev koco

Koço Angjushev futet në listën e zezë të SHBA-ve

policia-italiane

Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Itali, grabitën 17 banesa

mirush-kabashi

“Jam shqiptar, kosovar”, recitimi madhështor i Mirush Kabashit kur Kosova po përjetonte luftën (VIDEO)

Aksident_Gjermani-780x470

Aksident i rëndë në Gjermani! Autobusi i shkollës përplaset me borëpastruesen, një nxënës i vdekur, disa të plagosur

vanja

Peticion për të rikthyer dënimin me vdekje

Albin Kurti

Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt dhe 14 vjeçares në Shkup

INFO

NA NDIQ